Festat e fundvitit në shkollën shqipe “Gjuha jonë”, në Filadelfia

Nuk ka festë si Festat e Fundvitit, magji, mirësi, urime dhe dëshira. Atmosfera e festave ndihet kudo dhe nga cdokush, por më shumë fëmijët.

Ditën e dielë, data 17 Dhjetor shkolla shqipe “ Gjuha jonë” organizoi kremtimin e këtyre festave. Kryesia e shoqatës i mori masat dhe çdo gjë ishte gati për festën e fëmijëve.

Të gjithë nxënësit e shkollës si ata që e ndjekin shkollën të dielave dhe shumë nxënës online së bashku me prindërit, gjyshërit, vëlllezërit, motrat,mësuesit të veshur me ngjyrat e bukura të kësaj feste u mblodhën në sallën e zbukuruar me pemën e Krishtlindjes zbukuruar aq bukur nga Bujar Cela me djalin e tij, Blerim Cela-ish nxenes i shkolles sone qe eshte me ne në cdo aktivitet dhe dekorimet e kesaj feste te ofruara nga znj. Julida Cepele, sekretare e shoqatës.

Znj. Rajmonda Bardhi, drejtore e shkollës dhe mësuese e klasës së pestë, përshendeti në emër të gjithë mësuesve, duke uruar gjithë prindërit dhe nxënësit festa të gëzuara dhe mbarësi në cdo familje shqiptare. Kryetari i shoqatës “ Bijtë e Shqipes” z. Dritan Matraku uroi gjithë komunitetin shqiptar një Vit të Ri të gëzuar dhe të mbarë. Ai gjithashtu uroi gjithë shqiptarët e krishtere Gëzuar Krishtlindjet. Z. Dritan Matraku falenderoi gjithë prindërit e shkollës sonë dhe në mënyrë të vecantë pesë mësueset e shkollës shqipe; Irini Zenelaj, Rudina Bani, Afërdita Muzhaqi, Mimoza Sotiri, Raimonda Bardhi për punën e bërë dhe realizimin e programit të fëmijëve.

Më të vegjlit e klasës së parë uruan nëpërmjet këngës së tyre, poezive të bukura vetëm gëzim dhe mbarësi. Ndërsa nxënësit e klasëve të tjera të gjithë së bashku do të kushtonin urimet e tyre Babagjyshit, Krishtlindjeve, pemës, dhuratave dhe gëzimit që mbartin këto festa. Kënga e Vitit të ri, Hapa- dollapa u shoqëruan me duartrokitje.

Një surprizë e bukur ishte prania dhe urimi i tre oficerëve të policisë që do të u kujtonin fëmijëve që ata janë pranë nesh për të siguruar qetësinë tonë. Shefi i Policisë se Lower Moreland, z. David Scirrotto me origjinë arbëreshe dhe vëllezerit Eduard and Denis Delli me origjinë nga Vlora, dy oficer policie në Filadelfia. Përshëndetja dhe urimi i tyre i sinqertë drejtuar gjithë komunitetit shqiptar u shoqërua nga premtimi se do jenë kurdoherë prane nesh. Mirënjohja dhe respekti, krenaria për sakrificën e tyre u shfaq në sytë e gjithë nxënësve dhe të pranishmeve.

Kur po prisnim dhe po shihnim se nga do të vinte Babagjyshi,( Z. Bujar Cela) ai shfaqet shumë pranë fëmijeve i fshehur dhe mbushur plot me dhurata për secilin prej tyre dhe për motrat dhe vëllezërit e vegjël. Gëzim, habi, lumturi në sy të fëmijëve të cilët prisnin me pa durim dhuratën e Babagjyshit. Sa shumë fotografi me të! Një moment që nuk duhej të humbiste.

Po nuk ka festë të fundvitit për ne shqiptarët pa bakllavanë tradicionale. Znj Anila Tahiraj, Anila’s Kitchen si gjithmonë e pranishme në festat e Bijve të Shqipes , solli tek ne aromën dhe shijen e shtëpive, pak mall Shqipërie. Pica, fëmijë që vraponin, kërcenin, bisedonin të qeshur me njëri-tjetrin, dhe ne të rriturit që falë “Bijtë e shqipes” bashkohemi së bashku dhe bisedojmë me njëri- tjetrin për sukseset, gëzimet, përballjet e vitit 2023.

Faleminderit Eldion Pajollari- State Farm Insurance Agent, që mendon në cdo festë për nxënësit tanë duke siguruar dhuratat për festat e fundvitit! Faleminderit Anila Tahiraj që ëmbëlsove Festën tonë!

Gëzuar miq, vëllezër e motra,

Ju të gjithë , ngado që jeni,

Gjithandej ku shqip flet zemra.

Gëzim e shpresë ju të keni!

Rudina Bani, n/kryetare e shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe mësuese e klasës së dytë, shkolla shqipe “Gjuha Jonë”.