Festivali i Gjirokastrës mbledh artistët popullorë nga hapësira shqiptare dhe diaspora

Gjirokastër, 25 qershor 2023 – Rreth 1200 artistë popullorë nga hapësira shqiptare dhe diaspora do të paraqesin në Gjirokastër për një jave vlerat më të mira të identitetit shqiptar.

Në çeljen e Festivalit Kombëtar të Gjirokastrës ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti tha se trashëgimia shqiptare po transmetohej nga brezi në brez.

Në natën e parë të festivalit u ngjitën në skenë grupet popullore nga Qarku i Kukësit dhe Beratit dhe asambili i shqiptarëve të Maqedonsië së Veriut.

Në Kalanë e Gjirokastrës u ritkthye pas tetë vitesh mbremjen e së shtunës festivali Folklorik Kombëtar.

Rreth 1200 artistë popullorë nga hapësira shqiptare dhe diaspora do të paraqesin në Gjirokastër këngët, valle, meloditë, ritet dhe kostumet shumëngjyrëshe tradicionale shqiptare.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, zgjodhi t’i priste me grupin e polifonisë qindra artëdashës të muzikës popullore shqiptare, mes tyre edhe shumë turistë të huaj.

Në çeljen e Festivalit Kombëtar të Gjirokastrës ministrja shqiptare e Kulturrës, Elva Margariti tha se festivali sillte vlerat më të mira të identitetit shqiptar.

“Siç thoshte e madhja Nënë Tereza “jeta është një këngë,këndoje!”. Prandaj ne sot kemin një arsye të madhe të festojmë folklorin, festojmë këtë zemër të madhe mbarëshqiptare , festojmë këto mijëra fije si paraqiten në mënyre simbolike në skenë që pulsojnë dhe na mbajnë të lidhur me njëri tjetrin”, tha ajo.

Zonja Maragriti tha se trashëgimia shqiptare po transmetohej nga brezi në brez dhe po përfaqësohej denjësisht edhe në vlerat botërore që mbrohen nga UNESCO.

Në natën e parë të festivalit u ngjitën në skenë artistët popullorë nga qarku i Kukësit me rite, meloditë dhe këngët e shoqëruara me çifteli dhe vallet shumëngjyrëshe të Tropojës.

Më pas Asambli shqiptar i Këngëve dhe valleve të Maqedonisë së Veriut paraqiti vlerat më të mira të kulturës së shqiptarëve që jetojnë në këtë trevë

Nata e parë e festivalit u mbyll me Qarkun e Beratit ku artistë popullorë sollën harmoninë e kengëve dhe valleve përcjella në shekuj.

Festivali i Gjirokastrës do të mbahet për tetë netë në një skenë të hapur që është qëndisur me fije shmëngjyrëshe .

Krahas artistëve popullorë nga 12 qarqe të vendit në festival do të marrin pjesë grupe popullore nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, shqiptarët e Zvicrës, Britanisë së Madhe, nga Greqia dhe arbëreshët e Italisë.

Festivali vlerësohet nga studiuesit e fushës së ngjarja më e madhe e trashëgimisë jomateriale shqiptare duke përfshirë etnologjinë ,folklorin e trevave të ndryshme , kostumet shumëngjyrëshe, të përcjella brez pas brezi.

(Raimod Kola, Zëri i Amerikës)