Filmi “Barbie” me më së shumti nominime për “Globin e Artë”

Los Angeles, 11 dhjetor 2023 – Filmi “Barbie” është në krye të listës së nominimeve për çmimet “Globi i Artë” (Golden Globe) të Hollivudit, pasi u nominua në nëntë kategori, duke e lënë mbrapa dramën historike “Oppenheimer”, me tetë nominime.

Ndër të tjera, “Barbie” i regjisores Greta Gerwing do të garojë për komedinë apo filmin më të mirë muzikor, karsgi filmave “American Fiction”, “The Holdovers” e të tjerë.

“Oppenheimer”, ndër të tjera, është nominuar edhe për filmin më të mirë dramë.

Edhe “Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things” janë në mesin e favoritëve, të dy me nga shtatë nominime.

Emma Stone, Leonardo DiCaprio, Cillian Murphy dhe Da’Vine Joy Randolph janë në mesin e aktorëve të nominuar për Globin e Artë.

Fituesit do të shpallet në një ceremoni solemne më 7 janar.

Filmat më të nominuar:

  • Barbie, 9 nominime
  • Oppenheimer, 8 nominime
  • Killers of the Flower Moon, 7 nominime
  • Poor Things, 7 nominime
  • Past Lives, 5 nominime
  • May December, 4 nominime
  • Anatomy of a Fall, 4 nominime
  • Maestro, 4 nominime

(r.m.)