Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore

Tiranë, 27 tetor 2024 – Është dakordësuar dhe firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj serbe për sigurimet shoqërore mes dy vendeve.

Lajmi është dhënë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Serbi për mediat atje, ku kanë njoftuar se në takimin e ministrive kompetente është firmosur marrëveshja mes palëve.

“Është rënë dakord dhe firmosur Marrëveshja Administrative për zbatimin e Marrëveshjes  mes Serbisë dhe Shqipërisë për sigurimet shoqërore”, shkruajnë mediat serbe.

Po ashtu, mes palëve është rënë dakord që organet ndërlidhëse të dy vendeve të takohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përcaktojnë formularët dygjuhësh të nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes.

Shqipëria është një nga vendet me të cilat Serbia nuk kishte lidhur marrëveshje për sigurimet shoqërore dhe kur të lidhet marrëveshja do të mundësohet përdorimi i kujdesit shëndetësor në të dy vendet gjatë qëndrimit të përkohshëm, më pas ushtrimi i të drejtës për pension si dhe ushtrimi i të drejtave të tjera nga përfitimet e sigurimeve shoqërore.

(Panorama.al)

Comment

*