FITORE QË NUK TË PËRMBUSHIN

Nga Ruben Avxhiu

Mundësit nga Çeçenia që konkurrojnë si shqiptarë në Kampionatin European të Mundjes sapo na kanë dhënë një medalje ari dhe një argjendi.

Shumë mirë që po përfiton edhe Shqipëria nga ky sistem ku shtetësia në sporte ka filluar të jetë po aq e transferueshme sa edhe uniformat e klubeve në futboll.

Po e luajnë të gjithë këtë lojë, pse të mos e luajmë edhe ne. Sidomos kur mendon se sa atletë ka humbur Shqipëria në vite, sepse kanë shkuar në emigrim e kanë konkurruar për vende të tjera. Sidomos sportistët shqiptarë në Greqi gjatë dekadës së fundit të shekullit 20.

Megjithatë, ky rregull i rikombëtarizimit të atletëve më duket një “bullshit”. Një degradim i konkurrimit të ndershëm e të drejtë.

Nuk po them për ata emigrantë e të nënshtetas të natyralizuar që janë bërë pjesë e një vendi përpara se të bëheshin sportistë të njohur. Ajo është normale. Por kjo tregëti sportistësh në gara ku përfaqësohen vendet më duket e papranueshme.

E thënë thjesht nuk kam të njëjtën kënaqësi kur shoh medalje të marra nga sportistë që thjesht nuk përfaqësojnë dot vendet e tyre.

Kam të njëjtën ndjesi edhe kur konkurron ajo italiania e skive etj.