Flamuri amerikan ngritet në Damask, për herë të parë pas vitit 2012

Damask, 29 maj 2025 – I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Sirinë, Thomas Barrack, ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën e ambasadorit në Damask për herë të parë që nga mbyllja e ambasadës në vitin 2012, një vit pas shpërthimit të luftës civile.

Barrack, i cili është ambasador i SHBA-së në Turqi, u emërua i dërguar i Uashingtonit në Siri më 23 maj. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Siri.

SHBA-ja ka intensifikuar lidhjet me Sironë javët e fundit, pas angazhimit disamujor me qeverinë e re siriane. Pak ditë më parë, Presidenti amerikan Donald Trump u takua me presidentin e ri sirian, Ahmed al-Sharaa, në Riad. Pas takimit administrata e presidentit Trump mori vendim për lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë.

SHBA-ja e kishte mbyllur ambasadën e saj në Damask në shkurt të vitit 2012, gati një vit pasi protestat kundër presidentit të atëhershëm Bashar al-Assad u përshkallëzuan në një konflikt të dhunshëm.

Ambasadori i atëhershëm Robert Ford ishte tërhequr nga Siria pak para mbylljes së ambasadës. Të dërguarit e mëvonshëm amerikanë për Sirinë kanë veprurar nga jashtë, për shkak të konfliktit që zgjati më shumë se një dekadë.

(r.m.)