Forcat ruse bombardojnë në Mariupol një teatër ku strehoheshin civilët

Mariupol, 16 mars 2022 – Zëvendëskryetari i qytetit të Mariupolit, Serhiy Orlov, i ka thënë transmetuesit britanik BBC se Rusia e ka bombarduar një teatër në këtë qytet ku strehoheshin civilët.

Ai ka thënë se në teatër strehoheshin 1,000 deri 1,200 persona, por nuk ka qenë në gjendje të tregojë se sa persona gjendeshin në ndërtesën e teatrit  në momentin e bombardimit dhe sa vetë kanë pësuar.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e ka cilësuar bombardimin e teatrit në Mariupol krim të tmerrshëm të luftës.

Ai ka thënë se ndërtesa e teatrit është shkatërruar plotësisht nga bombat ruse dhe ka sjellë fotografi që dëshmojnë raportimet për shkatërrimin e plotë të ndërtesës së teatrit.

“Edhe një krim i tmerrshëm i luftës në Mariupol. Një sulm masiv mbi Teatrin, ku qindra civilë të pafajshëm po fshiheshin. Tani, kjo ndërtesë është shkatërruar plotësisht. Rusët nuk mund ta dinin se kjo ishte një strehimore për civilët. Shpëtoni Mariupolin! Ndaloni kriminelët rusë të luftës”, ka shkruar Kuleba në Twitter.

As ministri Kuleba nuk ka qenë në gjendje të flasë për pasojat e bombarimit në njerëz.

Mariupoli gjendet prej disa ditësh  nën rrethim të forte të forcave ruse dhe granatohet pa ndërprerë nga rrethina. Autoritetet ukrainase paralajmërojnë se banorët e Mariupolit  kërcënohen nga katastrofa humanitare. Ata ballafaqohen me  mungesë ushqimesh e të ujit të pijshëm, si edhe të barnave e shërbimeve shëndetësore.

Megjithkëtë, forcat mbrojtëse po përballojnë me sukses trupat ruse që po  përpiqen tëfuten në qytet.

(Sipas REL)