Franca: Dialogut Kosovë-Serbi iu dha goditje e rëndë në Banjskë

Beograd, 11 tetor 2023 – Komuniteti evropian e konsideron sulmin e armatosur në pjesën veriore të Kosovës si goditje të rëndë ndaj procesit të dialogut për normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, por ai nuk ka alternativë.

Kështu ka thënë ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochar, në emisionin “Euroneës center”.

Cochar ka thënë se nga Serbia pritet të bashkëpunojë për hetimin e plotë të sulmit të armatosur dhe përgjegjësit e këtij sulmi t’i nxjerrë para drejtësisë.

“Vetëm epilogu përfundimtar i atij incidenti mund të ndikojë në vendosjen e normalitetit në veri të Kosovës dhe kjo është vendimtare për rrjedhën e mëtutjeshme të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë”, është shprehur ai.

 Ambasadori Cochar ka thënë se arrestimi i Milan Radoiçiqit është hapi i parë në drejtim të ndri[imit të plotë të sulmit.

“Është e rëndësishme të sqarohen të gjitha detajet e incidentit, në mënyrë që incidente të ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Ambasadori frances ka konfirmuar se përfaqësuesit e

Košar po ashtu thotë se çështja e sanksioneve ndaj Serbisë për shkak të ngjarjeve të fundit nuk është në fokus të zyrtarëve evropianë, por ekskluzivisht mbërritja e fakteve kyçe dhe zyrtare për atë që ka ndodhur natën e 23 dhe 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Duke komentuar pretendimet se pesëshja ndërkombëtare mund të vijë sërish në Beograd, Kosar tha se ekziston synimi i Francës, Gjermanisë dhe Italisë që shpejt të kthehen në rajon.

“Mendoj se do të kemi presion të shtuar ndaj të dyja palëv për të arritur deri në normalizim në një të ardhme sa me të afërt”, ka theksuar Cochari.

Ai ka theksuar se ajo që është pranuar në Ohër mbetet e pandrushuar.

(r.m.)