Freedom House: Problemet me Serbinë, ndër pengesat kyçe e demokratizimit në Kosovë

Uashington, 11 prill 2024 – Organizata Ndërkombëtare Freedom House, me seli në Uashington, në raportin e saj të  fundit, thotë se Kosova mban kursin e saj në rrugëtimin drejt demokratizimit, pavarësisht sfidave me të cilat është ballafaquar.

Në raportin për nivelin e demokracisë në disa rajone të Evropës dhe Azisë thuhet Kosova ka mbetur në pozitë të njëjtë me atë të vitit të kaluar, me një përkësim mesatar prej 3.29 pikësh të shjakkores prej 1 deri në 7, ku shkalla 1 e paraqet nivelin më të ulët kurse shkalla 7 nivelin më të lartën të përparimit demokratik.

Raporti thekson problemet e vazhdueshme me fqinjin verior, Serbinë, është ndër pengesat kryesore të ngecjes së shkallës së demokratizimit në Kosovë.

“Konflikti dhe mosmarrëveshjet e përhershme me këtë shtet fqinj janë një pengesë e madhe për përparimin e Kosovës në rrugën e saj”, thuhet në raport.

Raporti i Freedom House bën fokus në incidentet e rënda që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2023, duke theksuar dhunën dhe përleshjet e ashpra në veri të vendit.

Në maj, protestuesit serbë të Kosovës janë përleshur me forcat e NATO-s dhe kanë shkaktuar plagosjen e 30 trupave. Në shtator, një sulm i armatosur ka rezultuar me vrasjen e katër personave, duke përfshirë një zyrtar policor.

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe tani mendohet se ndodhet në Serbi, ku për të është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga INTERPOL. Kosova akuzon Serbinë për organizimin e sulmit, ndërsa Beogradi hedh poshtë këto akuza.

Raporti pohojnë se qeveria aktuale e Kosovës ka për synim të distancohet nga trashëgimia e konfliktit parlamentar dhe të promovojë një agjendë reformash të nisura që nga viti 2021.

Kryeministri Albin Kurti ka nisur vettingun e gjyqtarëve, por refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës mbetet një pengesë e madhe për avancimin demokratik.

Marrëveshjet e arritura në fillim të vitit 2023 kanë qenë një hap pozitiv, megjithatë, mospërputhjet dhe zbatimi i padrejtë kanë mbizotëruar, duke lënë pas vetes një rrenojë të jostabilitetit dhe dhunës.

Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës kanë shprehur shqetësimin për qasjen e ashpër të Kurtit në dialogun me Beogradin dhe mungesën e konsultimeve me komunitetin serb të Kosovës. Ky veprim, sipas raportit, ka komplikuar përpjekjet për tejkalimin e sfidave afatgjata.

Frredom House e shesh Ballkanin si rajon me regjime të ndryshme hibride të qeverisjes. Kosovën e cilëson si vend që synon drejt demokracisë, ndërsa Serbinë si vend që po shkon drejt autokracisë. Raporti konstaton rënie të madhe të procesit të demokratizimit në Serbi dhe këtë e bazon në manipulimet e zgjedhjeve dhe në qëndrimin autoritar të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Shqipëria dhe Kroacia mbeten pa ndryshime në pozicionet e tyre, kurse Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë bërë hapa prapa në procesin e demokratizimit.

(Sipas Telegrafit)