Friedrich Merz bën thirrje pë progres në dialogun Kosovë-Serbi

Budvë (Mal i Zi), 22 tetor 2026 – Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ka bërë thirrje për “progres” në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Retorika përçarëse ose polarizimi në rritje nuk të çojnë drejt një Evrope më prosperuese dhe historia nuk do ta shohë më mirë këtë shoqëri në këto kohëra komplekse. Në vitin 2018, Procesi i Berlinit refuzoi dhe hodhi poshtë përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Nëse duam të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, nuk mund t’i hedhim benzinë asaj flake, por duhet t’i përmbahemi bazës evropiane. Kjo bën fjalë edhe për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Inkurajojmë përgjegjësi dhe progres në këtë drejtim”, ka thënë kancelari gjerman në fjalën hyrëse të samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Merz ka thënë se problemet e pazgjidhura të së kaluarës dhe polarizimet janë pengesë për stabilitet në rajon. Ai ka theksuar se retorika përçarëse, gjuha e urrejtjes dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmje më të mirë për rajonin.

Kancelari gjerman ka bërë thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të heqin dorë nga glorofikimi i të dënuarve për krime lufte.

“E kundërshtojmë fuqishëm glorifikimin e kriminelëve të luftës. Nuk mund t’i hedhim benzinë zjarrit, në qoftë se duam të ardhme më të mirë pëer fëmijët tanë”, është shprehur ai.

 Merz ka thënë se pajtimi dhe respektimi i vlerave evropiane janë të rëndësishme për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kancelari gjerman ka folur edhe për protestat në rajon dhe në vendet e tjera. Ai ka thënë se protestat e nxjerrin në pah nevojën e vazhdimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se dhuna nuk është opsion për zgjidhjen e çështjeve që preokupojnë qytetarët.

“Protestat në rajon na kujtojnë se duhet të vazhdojmë me zgjerimin dhe me forcimin e paqes. Kur ballafaqohemi me protesta, në BE apo kudo qoftë, duhet të theksojmë se dhuna nuk mund të jetë apsion për asnjë palë”, ka theksuar ai.

Merz ka theksuar se dhuna nuk duhet të jetë opsion, pavarësisht palës nga e cila vjen.

“Po i shohim të gjitha protestat në të gjithë rajonin dhe përtej rajonit, si dhe në vendet tona. Këto protesta na japin një mesazh se duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe duhet të sigurohemi që qytetarët të përfitojnë nga ai (zgjerimi). Më lejoni të jem i sinqertë në dy aspekte. I pari: kur ballafaqohemi me protesta në BE dhe këtu në rajon, dhuna asnjëherë nuk duhet të jetë opsion nga asnjëra palë”, është shprehur Merz.

Kancelari gjerman u ka bërë thirrje verndeve të Ballkanit Perëndimor që të marrin përgjegjësi dhe të bëjnë përparim në zgjidfhjen e  u ka bërë thirrje verndeve të Ballkanit Perëndimor që të marrin përgjegjësi dhe të bëjnë përparim në zgjidfhjen e çështjeve të hapura në rajon. Ai ka theksuar se Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinity dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor,

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 me synimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të mbështetur integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(r.m.)