Prishtinë, 15 gusht 2025 – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar të premten një kontigjent të ri të autoblindave ushtarake të blear nga Shtetet e Bashkuara.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit kanë marrë pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe atasheu ushtarak në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaë.
Kurti e cilësoi këtë furnizim si një dëshmi tjetër të partneritetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe si një hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
“Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë. Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve”, ka shkruar Kurti në Facebook.


(r.m.)