FSK-ja teston kapacitetet luftarake në ushtrimin “Ujku Shigjetë”

Prishtinë, 22 tetor 2025 – Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor ‘Ujku Shigjetë’.

Në njoftim thuhet se në këtë ushtrim testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të kësaj njësie në planin taktik. Ky ushtrim po mbahet me qëllim të vlerësimit të gatishmërisë operacionale dhe përmbushjes së standardeve për validim.

“Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.

Përmes ushtrimeve të tilla, FSK vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

May be an image of road, fog and mountain

May be an image of text

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

(r.m.)