Gashi: “Shteti ka dështuar nëse një i ri largohet për në Evropë”

Tiranë, 14 prill 2026 – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka thënë se zgjedhjet nuk janë treguesi më i mirë i gjendjes reale të shoqërisë. Ai ka theksuar se mesazhi më i rëndësishëm vjen nga vendimi i të rinjve për të qëndruar ose për t’u larguar nga vendi.

Në Samitin e Diasporës në Tiranë, Gashi ka theksuar se largimi i të rinjëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian është shenjë e qartë e dështimit të politikës dhe institucioneve shtetërore.

“Nuk janë zgjedhjet indikatori më i mirë, nuk janë zgjedhjet mesazhi më i mirë që na vjen prej popullit. Mesazhi më i mirë që na vjen prej popullit është a kemi mundur t’i ndalim të rinjtë të jetojnë në vendin e tyre. Prandaj, nëse sot një i ri merr valixhet dhe kërkon biletë për në ndonjë kryeqendër evropiane, ta dini se politika dhe shteti kanë dështuar që atë moment”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë thirrje për përgjegjësi më të madhe të të gjithë aktorëve politikë.

“Askush prej nesh nuk guxon ta shohë veten të amnistuar”, ka theksuar Gashi.

(r.m.)

 

Comment

*