Gërvalla: BE-ja po përcjell mesazh të rrezikshëm, me masat kundë Kosovës

Prishtinë, 30 qershor 2023 – Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, i cilësoi si të panevojshme masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian (BE) kundër Kosovës. Ajo tha se BE-ja duhet t’u dërgonte mesazh të qartë atyre që shkaktuan trazia në pjesën veriore të Kosovës.

“Masat që janë ndërmarrë në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës janë masa të cilat BE-ja i sheh si të arsyeshme. Ne mendojmë se masat e tilla janë të panevojshme, për shkak se është e rëndësishme që, në situatën në të cilën ndodhemi, duhet t’u dërgohet mezazh i qartë e pa asnjë mundësi për keqintepretim atyre që i kanë shkaktuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se BE-ja përcolli mesazhe të rrezikshme, sepse mund ta inkurajojnë presidentin e Serbisë të vazhdojë aktet destabilizuese në Kosovë dhe në mbarë rajonin.

“Personalisht mendoj se mesazhet e tilla janë të rrezikshme, sepse mund të krijojnë përshtypjen tek presidenti serb, Vuçiq se mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por dhe të gjithë fqinjët që ka rreth e rrotull”, theksoi ajo.

Gërvalla tha se BE nuk do të bllokojë, por vetëm do t’i pezullojë përkohësisht fondet për Kosovën.

(r.m.)