Nga Kozeta Zylo
Baca Rexhep Galin Balidemaj ngrihet si një hero në sytë e mi, ai është frymëzim për gjeneratat e tjera, jo për shkakun e moshës së tij, por për shkakun e qëndrimit si burrë, në burgjet serbe që i morën një pjesë të jetës së tij. Baca Balidemaj luftoi me pushkë në dorë kundër bishës naziste. Në demonstratat e studentëve të Kosovës në vitin 1981 merr pjesë së bashku me ta dhe arrestohet nga serbët.
Është piloti i parë shqiptar në Zagreb ku fillon punën si shqiponjë e qiejve në vitin 1948.
Energjia dhe vitaliteti i tij janë të pashterrshme edhe pse është në këtë moshë të thyer, ndonëse pamja e tij ma heq nga fjalori “pleqërinë”.
Ai është shqiponjë, është shqiponjë që vetëm fluturon hapësirave pafund!
Bacën sa herë që e takoj në aktivitete të ndryshme nuk pret të vesh ta takosh, por me një sjellje prej nje xhentëllmeni të vërtetë vjen dhe të puth dorën, më pyet për shëndetin dhe pastaj fillon tregon histori aq interesante, saqë shpesh herë më rrëmben rrëfimi i Tij dhe harroj përse kam shkuar në aktivitet sidomos, kur disa prej tyre fillojnë dhe mbarojne vetem me valle rreth e rrotull pa plan dhe program të posaçëm…
Sa mirë bëj që dëgjoj bacën, ose siç i thonë:
Mandela i Plavës dhe i Gucisë!
26 dhjetor, 2023
New York