Gjashtë shqiptarë vriten në një sulm me armë në periferi të Athinës

Athinë, 11 shtator 2023 – Gjashtë persona, të gjithë shqiptarë, janë vrarë të hënën në periferi të Athinës, në Greqi, në një sulm me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Arionos, në Artemisa.

Mediat greke raportuan se 5 nga viktima janë gjetur të vdekur brenda një automjetit me targa gjermane, ndërsa i gjashti është gjetur jashtë automjetit.

Protothema.gr, raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja.

Policia greke është vënë në kërkim të një veture “Ford” me ngjyrë të zezë dhe të një motoçiklete, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë sulmit dhe arratisjes nga vendi i krimit. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se automjeti i cili është përdorur nga sulmuesit ka targa shqiptare false.

Sipas dokumenteve të gjetura dhe hetimeve të para, dyshohet se edhe autorët janë shqiptarë.Sipas hetimeve fillestare, motivet e sulmit dhyshohet se kanë të bëjnë me “larje hesapesh” mes grupeve kriminale.

Autoritetet greke kanë dhënë urdhër për kontroll të rreptë në të gjitha pikat kufitare.

This image has an empty alt attribute; its file name is Automjeti-me-te-cilin-po-udhetonin-viktimat-e-sulmit-ne-periferi-te-Athines-1.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Automjeti-me-te-cilin-po-udhetonin-viktimat-e-sulmit-ne-periferi-te-Athines.jpg