Gjashtë të vdekur në aksidentin e avionit privat pranë Los Angelesit

Los Angeles, 9 korrik 2023 – Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në bordin e një avioni të vogël, i cili u rrwzua dhe u pwrfshi nga zjarri në një fushë pranë një aeroporti afër Los Angelesit, të shtunën.

Autoritetet lokale kanw bwrw tw ditur se avioni, i cili po udhëtonte nga Las Vegasi, u rrëzua rreth 85 milje në jug të Los Angelesit, rreth orës 4:15 të mëngjesit.

Aeroplani u rrëzua 500 metra larg pistës në aeroportin e vogël, pasi kushtet atmosferike nuk ishin të pwrshtatshme për ulje në aeroport.

Më 4 korrik, një avion tjetwr i vogël, me katër pasagjerë, u rrëzua pranë të njëjtit aeroport. Piloti i avionit ehumbi jetwn kurse tre pasagjerw të mitur pwsuan lwndime.

(r.m.)