Gjatë hetimeve për atentatin ndaj Gilmando Danit, në Nikël gjendet arsenal armësh dhe minash

Tiranë, 14 nëntor 2025 – Menjëherë pas atentatit në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP, Muçi Shaljani, policia ka nisur aksionet me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Forcat e rendit kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në zona të ndryshme të vendit me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe personave të përfshirë.

 Kështu gjatë një operacioni në Nikël, policia ka njoftuar gjetjen e një arsenali të konsiderueshëm armësh dhe minash, të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë.

Po ashtu është identifikuar njëri nga personat që poseduesit e arsenalit te armeve dhe është shpallur në kërkim.

Si ndodhi atentati?

Gilmando Dani, 47- vjeç u ekzekutua të martën e 11 nentorit në dalje të aeroportit të Rinasit, një zonë e populluar dhe me prani të shumtë të forcave të Policisë së Shtetit në Tiranë. Një person i dytë, Muçi Shaljani efektiv i AMP, 40 vjeç, mbeti i plagosur.

 Krimi ndodhi rreth orës 14:20, kur makina me të cilën udhëtonte Dani u qëllua me një breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas Policisë së Tiranës, Dani ndërroi jetë në vend, ndërsa Shaljani u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kush ishte Gilmando Dani?

Gilando Dani ka rekorde të hershme kriminale dhe njihet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Emiljano Shullazit, një personazh i krimit të organizuar. Ata u dënuan së bashku në nëntor të vitit 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda për zhvatje pasurie, kërcënim dhe grup të strukturuar kriminal.

Dani u dënua me 12 vjet burg dhe u lirua nga qelia në tetor të vitit 2024 pas përfundimit të dënimit. Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dani u dënua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe kërcënimin e biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zarka. Ndërkohë, grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynur Koni dhe ish-rektorit Dhori Kule, si dhe për vendosjen e tritolit në garazhin e biznesmenit Jani Zarka.

Gjatë procesit ndaj grupit të drejtuar nga Shullazi, disa gjyqtarë u kërcënuan dhe të tjerë dhanë dorëheqjen, ndërkohë që institucionet e drejtësisë dhe ato të qeverisë bënë një sy qorr.

(Panorama)