Prishtinë, 7 gusht 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës njoftuan se mbetje mortore njerëzore janë gjetur edhe në një lokacion tjetër në komunën e Zubin Potokut.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok, njofton se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Prokuroria dhe Policia bënë të ditur se në process është ekzaminimi i mbetjeve dhe vazhdimi i procedurave hetimore.
“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe insitucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjes së të gjitha rrethanave”, thuhet në njoftim.
Ky është lokacioni i tretë në komunën e Zobin Potokut ku janë gjetur mbetje njerëzore, të cilat dyshohet se u përkasin 23 civilëve shqiptarë të zhdukur prej 19 prillit të vitit 1999. Dy lokacionet e para ku janë gjetur mbetje mortore u zbuluan në Kolludër të Vogël, ku janë gjetur eshtrat e së paku 6 personave, dhe në Jabukë, ku janë gjetur eshtrat e 4 personave.
Varrezat masive në komunën e Zubin Potokut u zbuluan pas reaktualizimit të sinjalizimeve të vitit 2003. Një dëshmitar kishte dëshmuar te policia e UNMIK-ut se në këtë zonë ishin groposur një grup shqiptarësh të cilët ishin vrarë deri po largoheshin në drejtim të Malit të Zi.
Tre persona, të tre serbë nga komuna e Zubin Potokut, u arrestuan nga autoritetet e Kosovës lidhur me dyshimet për krime lufte. Dy prej tyre u arrestuan sit ë dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës dhe për fshehjen e tyre, ndërsa i treti u arrestua për dëshmi të rreme lidhur me krimet e luftës në këtë zonë.
Një serb nga Kosova u arrestua javën e kaluar në Serbi, me motivacion se ka bashkëpunuar me shërbimin informativ të Kosovësn ë dëm të Serbisë dhe serbëve që jetojnë në Kosovë. Ranko Tepavac akuzohet se trer serbë u arrestuan në Kosovë për krime lufte për shkak të tij.
(r.m.)