Gjenerali amerikan Steten Osborn dekorohet me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Prishtinë, 4 nëntor 2026 – Presidentja e Kosovës Justina Shiroka – Pula e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës gjeneralin amerikan Steven Osborn, Adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Iowas.

Zyra e Presidentes njofton se gjenrali amerikan është dekoruar për lidershipin e tij të shquar, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, si edhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftim thuhet se Shiroka – Pula e ka vlerësuar mbështetjen e Gardës Kombëtare të Iowas dhe gjeneralit Osborn për transformimin dhe zhvillimin e FSK-së.  

Garda Kombëtare e Iowas qe 15 vjet e mbështet zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Presidentja Shiroka Pula ka theksuar rëndësonë strategjike të partneriteti të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka thënë se ky pertneritet bazohet në besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta dhe se miqësia dhe partneriteti mes Kosovës dhe SHBA-së do të vazhdojë të zhvillohet e forcohet më shumë në të ardhmen.

Gjenelari Steven Osborn e Albin Kurti

Gjatë qëndrimit në Prishtinë gjenerali Osborn është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në Facebook Kurti e ka vlerësuar mbështetjen e Gardës Kombëtare të Iowas për Forcën e Sigurisë së Kosovës

“Partneritet i dyfishtë i Republikës sonë, me Iowas si një dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si tërësi. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vyer dhe plot dobi të Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të përqendruar në trajnim profesional, edukim e lidership ushtarak dhe planifikim operacional e logjistik”, ka shkruar Kurti.

“Biseduam për hapat tonë të parë, tejet të rëndësishëm, në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, sikurse për situatën e sigurisë në vend e rajon dhe u pajtuam për rolin kyç të Republikës së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjenralin Osborn e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe për përkrahjen e vazhdueshme të procesit të transformimit, modernizimit dhe ngritjes së  kapaciteteve të të FSK-së.

(r.m.)

Comment

*