Gjenerali Wesley Clark shpallet “Qytetar Nderi” nga komuna e Çairit në Shkup

Shkup, 13 nëntor 2024 – “Gjeneral Wesley Clark, mirë se vini në Shkup!”, shkruante në një fotografi gjigante të ish-komandantit të NATO-s, gjeneralit Clark, tani në pension, në Teatrin Shqiptar të Shkupit, ku u mbajt ceremonia solemne e dorëzimit të mirënjohjes Qytetar Nderi të komunën së Çairit.

May be an image of 2 people, dais and text

Kryetari i komunës, Visar Ganiu, në hapje të ceremonisë ku morën pjesë autoritete shtetërore të Mqedonisë së Veriut dhe udhëheqës e përfaqësues të institucioneve dhe të komunave me shumicë shqiptare, tha se gjenerali Clark u shpall Qytetar Nderi në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për kontributin e tij për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, e sidomos për çlirimin e Kosovës.

This image has an empty alt attribute; its file name is Visar-Ganiu-ne-ceremonine-e-nderimit-te-Wesley-Clark.jpg

“Sot kemi një mundësi të veçantë për të nderuar një figurë të jashtëzakonshme, një lider që jo vetëm e ka udhëhequr një operacion sa ushtarak aq edhe human, por, me fuqinë e qëndrimit të tij ka ndërtuar dhe orientuar vizionin për një botë më të sigurtë, më të drejtë dhe më të qëndrueshme”, tha Ganiu.

“Gjenerali Clark ishte një pëllumb paqeje i veshur me uniformë ushtarake. Kontributi i tij është kolosal në vendosjen e stabilitertit dher mirëqenies për popujt e rajonit dfhe me gjeërë. Me angazhimin e tij të palëkundurt, me profesionalizmin e lartë dhe me vizionin e kristaltë për të ardhmen, ai i ka transformuar sfidat më të mëdha të kohës në mundësi për të bërë ndryshimin pozitiv”, tha ai.

Ganiu e cilësoi nder për qytetarët e Shkupit të shprehin mirënjohjen për angazhimin e gjeneralit Clark për një botë më të sigurtë e më të drejtë.

“Kjo ditë është një mundësi për të gjithë ne në Shkup dhe në këtë pjesë të Ballkanit për të shprehur mirënjohjen tonë më të thellë për angazhimin dhe sakrificat tuaja të jashtëzakonshme drejt ndërtimit të një ardhmërie më të sigurtë dhe më të drejtë për të gjithë ne. Ju dëshmuart në praktikë se dinjiteti që shoqëroi vendimet Tuaja të drejta por të vështira për të ndaluar agresionin mbi një popull të pambrojtur prodhoi një kthesë që u bë sinonim i lirisë sdhe pavarësisëe së popullit të Kosovës”, u shpreh Ganiu.

Ai e cilësoi angazhimin e gjeneralit Clark si mesazh për gjithë botën dhe si shembull për t’u ndjekur nga liderët e ardhshëm.

This image has an empty alt attribute; its file name is Visar-Ganiu-e-Wesley-Clark-ne-Shkup-1.jpg

“Angazhimi juaj i palëkundur për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin njerëzor ka dhënë një mesazh të qartë për gjithë botën se paqja nuk është vetëm çështje e interesave strategjike, por një angazhim moral për të mbrojtur jetën dhe të drejtat themelore të çdo individi”, tha Ganiu.

“Duke u angazhuar për ta bërë boitën një vend më të sigurtë dhe më të drejtë, Ju keni dhënë një shembull të fuqishëm për liderët e ardhshëm”, theksoi ai.

Gjenerali Clark e falënderoi komunën Çairit për këtë nder që iu bë atij.

“Ky është privilegj i madh për mua dhe për djalin tim, i cili është këtu. Kam kënaqësinë të jem këtu, në Shkup, dhe të shoh paqen e prosperitetin dhe të ndjej frymën e entuziazmit, shpresës dhe besimit për të ardhmen”, u shpreh gjenerali Clark.

Ai tha se qytetarët e Shkupit e kanë dëshmuar shpirtin e tyre human në vitin 1999, me ndihmën që ua ofruan shqiptarëve të Kosovës, të cilët ishin dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre.

“Sot ju e njohët fuqinë e humanitetit dhe shpresoj se këtu, në Shkup, do të jeni dritë për botën për marrjen e mësimit që morët prej para 24 vitesh dhe duke transmetuar mbarë botën atë se si duhet të ndihmohen të tjerët në rrugën drejt lirisë dhe paqes”, u shpreh gjenerali Clark.

This image has an empty alt attribute; its file name is Wesley-Clark-ne-Shkup-1.jpg

Gjenerali Wesley Clark është njëri nga personalitetet më meritore që Aleanca Veriatlantike mori vendim të përdorë forcën për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik që po kryente Serbia. Më 24 mars 1999, ai dha urdhër për fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s ndaj objektivave ushtarake e policore të Serbisë. Operacioni, i cili zgjati 78 ditë, përfundoi me tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe me vendosjen e forces paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Për kontributin e tij në vendosjen e paqes në Kosovë, gjenerali Clark, tani në pension është nderuar me mirënjohje të shumta. Në vitin 2004, ai është dekoruar me Medalje e Artë të Lirisë nga Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Në vitin 2018 është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në vitin 2019 është nderuar me Medaljen Urdhri i Lirisë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në vitin 2021 ai u nderua me Medaljen e Mirënjohjes nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, kurse sivjet, më 2024, u shpall Doctor Honoris Causa nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës u nderua me çmimin “Dr Ibrahim Rugova”.

Gjeneralit Clark është një nga personaltetet më popullore në Kosovë. Disa familje të reja kosovare i pagëzuan djemtë e tyre me emrin Wesley Clark, në shenjë nderimi për aktin e tij të lartë njerëzor.

(r.m.)

This image has an empty alt attribute; its file name is Wesley-Clark-ne-Shkup-3.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Wesley-Clark-ne-Shkup-4.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Visar-Ganiu-ne-ceremonine-e-nderimit-te-Wesley-Clark.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Visar-Ganiu-e-Wesley-Clark-ne-Shkup-1.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Wesley-Clark-ne-Shkup-2.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Wesley-Clark-ne-Shkup-5-640x400.png

May be an image of 2 people, dais and text