Gjenerallejtënant Jashari në SHBA: FSK e gatshme të marrë pjesë në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane

Uashington, 20 korrik 2023 – Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari, qëndroi në Uashington DC, me ftesë të gjeneralit Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve, në konferencën e organizuar me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari, së bashku me të gjeneralin Daniel R. Hokanson, zhvilluan takime me autoritete të rëndësishme në të ciilat u bisedua për bashkëpunimin midis Gardës Kombëtare të SHBA-ve dhe FSK-së.

Në njoftim thuhet se gjeneral-lejtënant Jashari Jashari i ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe për zhvillimin e FSK-së. Ai ka shprehur gatishmërinë e FSK-së që të marrë pjesë në misione të përrbashkëta me ushtrinëamerikane.

“Gjeneral Jashari konfirmoi gatishmërinë e FSK-së për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane dhe në aktivitete e trajnime tjera në funksion të mbajtjes dhe zhvillimit të aftësive të ndërveprimit me forcat partnere”, thuhet në njoftim.

Gjeneral-lejtënant Jashari u takua edhe me zëvendëskomandantin e Gardës Kombëtare të Teksasit, gjeneral brigade Andrew Camacho me bashkëpunëtorët e tij. Në njoftim thuhet se gjeneral Camacho e konfirmoi gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit.

Një brigagë e Gardës Kombëtare të Teksasit kanë arritur para pak ditësh në Komandën Rajonale – Lindje (RC-E) në kampin Bondsteel, në kuadër të misionit të KFOR-it.

(r.m.)