Tiranë, 6 shkurt 2026 – Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (GJKKO) e ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga çështja penale kundër tij.
Sipas vendimit të gjyqtarit Bib Ndreca, Etleva Deda do të vazhdojë të marrë pjesë në procedurat gjyqësore, duke vijuar shqyrtimin e çështjes penale që ka të bëjë me hetimet ndaj Veliajt.
Kërkesa e Veliajt është vlerësuar si e pabazë ligjërisht dhe e paargumentuar mjaftueshëm për të justifikuar përjashtimin e gjyqtares Deda.
Kërkesa për përjashtim e gjyqtares Deda u paraqit pas një përplasjeje që ndodhi gjatë njërës nga seancat paraprake të dosjes. Sipas mbrojtjes së Veliajt, gjyqtarja Deda kishte sjellje të paligjshme gjatë seancës.
Por Gjyqtari Ndreca vendosi se pretendimet nuk plotësojnë kriteret e nevojshme ligjore për të shkëputur gjyqtares kompetencën në shqyrtim.
(r.m.)