Tiranë, 19 maj 2025 – Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) vendosi të hënën, më 19 maj, të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin e Krimi n e Organizuar (SPAK) për kalimin në gjykim të çështjes “Partizani”, në ngarkim të liderit të opozitës, ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për veprën penale “orrupsion pasiv”.
Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve të qeverisë së udhëhequr nga vjehrri i tij.
SPAK akuzon për korrupsion aktiv në të njëjtën çështje edhe biznesmenin e ndërtimit, Fatmir Bektashi, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash.
Të pandehur në këtë çështje me akuzën për pastrim patrash janë edhe shoqëritë “Studio Pustina sh.p.k.”, “Homeplan sh.p.k”. dhe “Kontakt sh.p.k.”
Çështja ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë u përmbyll në tetor të vitit të kaluar, kur SPAK e dërgoi në gjykatë për kalimin në gjykim. Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme, kryesisht për shkaqe e kërkesa të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve, seanca u përmbyll pas afro tetë muajve, nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, e cilësoi si të pabazuar këtë vendim të SPAK-ut. Në një deklaratë për gazetarët, ai i cilësoi si të pavlefshme vendimet e marra nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ai tha se gjyqtarja Gjoka, kur e ka marrë këtë vendim, nuk i ka palotësuar kushtet për të qenë gjyqtare.
Gjokutaj e cilësoi Gjykatën e Posaçme si “agjenci” të kryeministrit Edi Rama.
VENDIMI
REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 287, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, Studio Pustina sh.p.k., Shoqëria Homeplan sh.p.k. dhe Shoqëria Kontakt sh.p.k.”.
- Në seancën e datës 19.05.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës sëN Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndër të tjera, ka vendosur: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar dhe dërgimin për gjykim trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal nr. 287, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve:
- Sali Berisha, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
- Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Sali Berisha, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal, si dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë e 25
i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “c”, “ç” dhe “d” të K.Penal.
- Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287,
paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç” të K.Penal.
- Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, e K.Penal.
- Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal, kryer ne bashkepunim, gjate ushtrimit te nje veprimtarie
profesionale, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç”, “dh” të K.Penal,
- Studio Pustina sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç”, “dh” të K.Penal,
- Shoqëria Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç” të
K.Penal,
- Shoqëria Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i pare i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, të K.Penal.
Tiranë, më datë 19.05.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
(r.m.)