Tiranë, 23 janar 2025 – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) e ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi”.
Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjykatë me akuzat “vjedhje duke e shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
në seancën paraprake që u zhvillua sot në GJKKO, i akuzuari kryesor, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar të gjykohet me procedure të zakonshme, ndërsa të akuzuarit tjerë kanë pranuar gjykim të shkurtuar.
Beqaj ka thënë se gjatë procesot gjyqësor do ta provojë pafajësinë e tij, ndërsa akuzat kundër tij i ka cilësuar si politike.
“Më janë shkelur të drejtat. Procesi është dëmtuar në mënyrë të qëllimshme. Nuk ka asnjë akuzë të shkruar për atë që akuzohem. Ndikimi juaj është politik. Vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha. Ju dhe prokuroria nuk keni dashur të zbuloni të vertetëm. Unë nuk kam mundësi të mbrohem, por vetëm të denoncoj”, është shprehur ai. Beqaj ka kërkuar nga gjykata pushimin e çështjes ndaj tij..
Klodian Trjepaj dhe Ilir Rrapaj ka kërkuar gjykim të shkurtuar, si edhe pushim të akuzave dhe çështjes. Ilir Rrapaj ka kërkuar edhe ekspertizë për të përcaktuar se sa është dëmi që ia ka shkaktuar shtetit.
(r.m.)