Gj. e Apelit la në burg 2 shqiptarët dhe 2 kamerunasit e arrestuar për mashtrim kompjuterik

Për 4 personat, 2 nga Kameruni dhe 2 shqiptarë, që u arrestuan për mashtrim kompjuterik, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e shkalles se parë, atë të arrestit me burg.

Skema e mashtrimit të pagesës përmes postës elektronike është arritur të zbulohet nga policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës dhe të finalizohet me arrestimin e 4 personave.

Po ashtu për këtë skemë mashtrimi kompjuterik janë shpallur në kërkim edhe 8 persona të tjerë.

Sipas policisë këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit të pagesës nëpërmjet postës elektronike për mashtrimin e shtetasve nëpërmjet krijimit të subjekteve tregtare fiktive, duke ridrejtuar transaksionet bankare të subjekteve tregtare etj.

Që kjo skemë të funksiononte, këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh.

Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.

Të arrestuarit

1.    Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë;

 2.    Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë;

 3.    Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;

 4.    Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasja H. M., shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë.

ranews