Gjykata e Durrësit vendos masat e sigurisë për 20 të ndaluarit lidhur me dosjen e “Kurum”

Tiranë, 6 shkurt 2026 – Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për 20 personat e arrestuar dhe për 13 të tjerët që po hetohen në lidhje me 2800 tonë mbetje toksike të kompanisë “Kurum”, që do eksportoheshin jashtë vendit në mënyrë të paligjshme.

Në fund të një seance maratonë të mbajtur me dyer të mbyllura, gjyqtari i ka pranuar kërkesat e Prokurorisë dhe ka vendosur 9 masa “arrest ne burg”, 4 masa “arrest në shtëpi”, 6 masa “ndalim i daljes jashtë shtetit”, dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe 1 masë “detyrim paraqitjeje në polici”.

Masa “arrest me burg” iu shqiptua:  Shaban Hyseni, Mikail Hila, Nazif Bajrami, Andon Prifti, Indrit Likaj, Edmond Voda, Florian Çomo, Gazmend Sina.

Masa “detyrim paraqitje” u caktua për: Julian Kapedani, Arta Dollani, Marjeta Përlala, Kledina Skëndo, Bujana Tonçiça, Elis Mellonashi, Iva Musa.

Masa “arrest në shtëpi” u caktua për: Rami Buga, Mirjeta Zotaj, Helidon Lila, Shkëlqim Jakupi, Kejqi Ahmetaj.

Të arrestuarit dhe të tjerët nën hetim janë të dyshuar lidhur me përpjekjen për eksportimin e paligjshëm të 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme të kompanisë ‘Kurum’ nga Shqipëria në Tajlandë në tetor të vitit 2024. Anija me ngarkesën u kthye në Shqipëri pas reagimit të organizatave për mbrojtjen e mjedisit.

Masat e Gjykatës së Durrësit:

  1. Shtetasi Rami Bunga- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi
  2. Shtetasi Shaban Hyseni- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg
  3. Shtetasja Mirjeta Zotaj- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi”
  4. Shtetasi Mikail Hila- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg
  5. Shtetasi Nazif Bajrami- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg
  6. Shtetasi Andon Prifti dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg
  7. Shtetasi Julian Kapedani dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
  8. Shtetasi Indrit Likaj dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg
  9. Shtetasi Edmond Voda dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg
  10. Shtetasi Helidon Lila, dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
  11. Shtetasi Shkëlqim Jakupi, dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
  12. Shtetasi Florian Çimo- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg
  13. Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg
  14. Shtetasja Arta Dollani- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
  15. Shtetasja Marjeta Përlala- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste; Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore
  16. Shtetasja Kledina Skendo,dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
  17. Shtetasja Bujana Tonciça- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
  18. Shtetasja Evis Mellonashi- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
  19. Shtetasi Kejdi Ahmetaj- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi
  20. Shtetasja Iva Musa dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

(r.m.)