Tiranë, 15 shtator 2026 – Gjykata e Lartë në Tiranë e ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke e lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurisë ndaj tij.
Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 13 mars 2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
“Kolegjit Penali i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë e ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që kryebashkiaku i Tiranës të vazhdojë të mbahet në burg.
Erion Velaj ndodhet në burg që nga 10 shkurti i 2025. Ai është arrestuar me urdhër të SPAK=ut si i dyshuar për 13 vepra penale.
Veliaj, bashkë me një nunër të madh të të pandehurve, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, po gjykohen në GJKKO lidhur me disa afera korruptive.
(r.m.)