Hagë, 7 tetor 2027 – Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Dhoma e Prokurorit të Specializuar në Hagë nuk kanë dashur të komentojnë për ndryshimet në Ligjin për këto dhoma, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës të martën në mbrëmje vonë.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, në një deklaratë për KOHËN, ka thënë se këto dhoma nuk janë konsultuar për një gjë të tillë dhe se “për momentin” nuk kanë asnjë koment.
“KSK-ja nuk është konsultuar. Për momentin, nuk kemi asnjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar zhvillimin e procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, ka thënë Doyle.
Edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ka refuzuar të komentojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Dhomës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
(r.m.)