Për shkak të lumit të informacionit të madh që vjen dhe nga media online, shpesh herë na ka ndodhur të lexojmë lajme si: “…Kryeministri i Uruguajt, jeton në shtëpi të thjeshtë, rrogën ja le të varfërve…” apo “…Ministri Gjerman i Financave, shkon çdo ditë në punë me biçikletë…”.
E kështu gjërash që mendon se sa modestë janë këta njerës. Në një kohë që nga ana tjetër, kanë shumë ndikim dhe shumë pushtet mbi njerëzit e tjerë. Por ja që edhe pse kanë pushtetin e firmës, sërisht mbeten të thjeshtë. Dhe kur i shikon në pamje të parë të lenë përshtypjen se janë shtresë vunerabël, jo avangardë me kohën dhe që duken jashtë modës ose trendit siç i thonë tani.
Kush gjyqtar apo gjyqtare është dikushi dhe kërkon të duket, vishet, pispilloset dhe krekoset në “Tik-Tok”, për ndonjë femër apo mashkull, kush tjetër është që vijon akoma të mbulojë trupin me pantallona doku apo të iki në shtëpi me furgon.
Një nga këta gjyqtarë që e bënte çdo ditë në shi dhe dëborë,ece-jaken nga Erseka në Korrcë dhe pasi mbaronte punën sërisht ikte me furgon në Ersekë, ishte Maksim Qirjazi.
Dje unë raportova se Maksim Qirjazi, gjyqtari i Korçës u nda nga jeta, 20 ditë para se të dilte në pension.
Në fakt Qirjazi vuante nga një sëmundje diabetike, ku trupi i tij kohët e fundit, ishte prekur dhe nga një infeksion, për gati 1 vit më parë. Infeksioni e rëndoi akoma dhe më tepër gjëndjen e tij shëndetësore, derisa bëri që gjyqtari i Korçës, por me banim në Ersekë, të ndërojë jetë.
Me ikjen në botën tjetër të Maksit dhe me ikjen në shtëpi të gjyqtares, Ariola Kristo, gjykata e Korçës ka mbetur tashmë me 5 gjyqtarë e gjysëm në organikën e saj. Dhe prit të mbarojë populli punë me gjykatat.
Brenda një dite në Korçë, njërin e mori Zoti, ndërsa tjetrën e mori “Vettingu”.
Nga 2 qershori 1995 e deri sa ndëroi jetë Maksim Qirjazi, ka shërbyer si gjyqtar në Ersekë dhe më pas në Korçë. Ai kishte lindur në 1 tetor 1956, dhe për 20 ditë priste që të dilte në pension, duke u shkëputur përfundimisht nga rradhët e sistemit të drejtësisë.
Nuk dua ti hyj fare anës profesionale që ka pasur, apo gabimeve në dhënien ose argumentimin e vendimeve, se padiskutim që jam i sigurt, që do gjej plot.
Por dua të merem sot me këtë gjyqtar që ka ndëruar jetë, pasi ka diçka specifike, që e karakterizonte atë dhe që mua më ka bërë shumë përshtypje tek ai.
Maksim Qirjazi, shërbeu dhe dha vendime të mira apo të keq, për 26 vite me radhë. Por çuditërisht ky gjyqtar një makinë nuk e bleu. Mbase mund të jem i gabuar, por ky njeri mund të jetë gjyqtari i vetëm në Shqipëri, që nuk pati një makinë.
Çdo ditë, për 26 vite me rradhë Maksim Qirjazi vinte me furgon nga Erseka në Korçë. Dhe sapo mbaronte punën sërisht nga Korça në Ersekë, këthehej me furgon. E habitshme, por e vërtetë.
Dhe imagjino ta bësh “Qafën e Qarit” me furgon çdo ditë kur mbulohet nga dëbora, ngrica dhe shirat e rrëmbyeshëm.
Madje edhe kur kam biseduar në telefon njëherë me të, Maksim Qirjazi, më është përgjigjur:”…nuk të dëgjoj mirë se po iki në shtëpi dhe jam në furgon, e ka shumë zhurmë…”. Me habi e pyeta si i shastisur: Pse tallesh me mua, ti je gjyqtar ç’ne në furgon?
Por ja që Maksim Qirjazi, hapi kamerën e telefonit dhe të kam rrixha tha:“…Ja ku jam, shife vetë…”.
Ishte alamet furgoni dhe i mbushur plot me njerës që bënin muhabet për qef, e kërciste muzika e kasetafonit. Gjyqtari i Republikës së Shqipërisë, Maksim Qirjazi, ulur në sedilje mes njerëzve, po këthehej si çdo ditë me furgon në Ersekë.
Mbylli kamerën dhe vijuam bisedën në audio, ku unë pyesja ai përgjigjej. E pyeta për disa gabime në argumentim të vendimeve, lapsuse të referencësh ligjore penale-civile dhe ngatërim të emrave dhe mbiemrave të subjekteve që kishte gjykuar.
E pyeta për punën e tij në Greqi, gjatë kohës që ka qënë dhe gjyqtar në Shqipëri, dhe Maksi mu përgjigj. Qirjazi pranoi se kishte qënë në Greqi gjatë verës së vitit 2015 duke më pohuar: “…po është e vërtetë kam shkuar gjatë periudhës 1 mujore të lejës vjetore që kam si gjyqtar…”.
“Kam punuar për 17 ditë…”-më thotë Maksi.
Unë sërisht e pyes se çfarë punë konkrete kishte bërë në ishullin “Ios” të Greqisë dhe gjyqtari më thotë: “…dy ditë kam punuar në një gurore, kam nxjerë gurë aty, disa ditë kam pastruar një mulli me erë dhe ditët e tjera kam lyer shtëpi më bojë…”.
S’ërisht, jam unë ai që habitem.
Ndërsa Maksi vijon të më thotë:”…më ka ndihmuar një kunati im, nusen e kam futur pastruese në një hotel ndërsa djalin, roje në një kioskë. Por ka punuar dhe gruaja ime së bashku me çunin, dhe kemi fituar 1400 euro…”.
Them me vete: “…po prap ky, një makinë se paska blerë për të shkuar në Ersekë, mirë e bukur…. Sot ka avokatë zhapikë dhe killera që vërtiten rreth gjykatës, dhe arrijnë ta marrin një makinë, qoftë dhe karakatinë…”.
I hap deklaratën e pasurisë të vitit 2015 dhe shikoj se vërtet,Maksim Qirjazi, kishte deklaruar fitimin e një shume prej 1400 euro nga puna e tij në gurore e bojaxhi në Greqi.
Mbase po të ishte gjallë, pikërisht, kjo gjë mund ti vihej në dukje në “Vetting” dhe të bëhej sebepi kryesor për ta shkarkuar dhe larguar nga sistemi.
Por zoti s’lejoi që Maksi të hyjë në vetting, duke e marë më parë se sa mund ta merte “Grupi i Jakobinëve” tek Pallati i Kongreseve.
Madje e mori, pikërisht në periudhën kur Maksi bënte plane për të shijuar pensionin, që do dilte në datën 1 tetor 2021. Ideja e tij kishte qënë që para se të shkonte në Finish, të merte një muaj lejë dhe të përgatiste letrat e pensionit.
Por ja që plani nuk funksionoi.
Maksi në Korçë, nuk ishte një gjyqtar i korruptueshëm. Por ishte një gjyqtar jo avangard, jo i parfumosur me “Dolçe-Gabana”, apo i pispillosur dhe të lëpihej për putana.
Gjyqtar që i binte ligjit në kokë siç e mendonte, dhe jo të lëvizte sytë nga brenda syzeve, duke bërë sikur të dëgjonte dhe në fund, të rrënonte.
Sigurisht që nëse do lexosh vendime të Maksim Qirjazit, patjetër do gjesh gabime në interpretime apo në saktësime, kjo mbase edhe për shkak të ngarkesës apo dhe moshësh.
Patjetër që nëse do hidhesh nga Ministria e Drejtësisë do gjesh ndonjë masë disiplinore “Vërejtje” për Maksin. Dhe patjetër që nëse do hidhesh nga Ambasada Amerikane, do shikosh që Maksit ja paskëshin hequr dhe vizën.
Por në fakt se mos vetëm Maksit. Vizat u hoqën të gjitha në bllok për gjyqtarë e prokurorë.
Dhe në fund të fundit, kush erdhi në këtë botë dhe e jetoi këtë jetë me nder e i pastër, e në fund mos ketë shpëtuar pa një “Vërejtje” nga kjo jetë.