Grabitje e armatosur në Suharekë, plagoset një polic

Prishtinë, 22 nëntor 2023 – Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur nga persona të armatosur që po kryente një grabitje një argjendari në Suharekë. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:45.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se në grabitje kanë marrë pjesë katër persona të armatosur, të cilët kanë shtënë ndaj patrullës së policisë. Ai ka njoftuar se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sapo kemi marrë informacionin, patrulla më e afërt policore është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, katër të dyshuar të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Një prej zyrtarëve policorë është plagosur, i cili është dërguar për tretman policor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se katër të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një automjet të pasagjerëve.

Policia po vazhdon operacionet për kapjen e të dyshuarve.

(r.m.)