Gratë afgane vazhdojnë protestat, në mbrojtje të të drejtave të tyre

Kabul, 6 shtator 2021 – Gratë afgane kanë dalë sërish në rrugë për të kërkuar të drejta të barabarta nën sundimin e talibanëve. Protestat u mbajtën në qytetin verior, Mazar-e Sharif.

Sipas fotografive të shpërndara në mediat sociale më 6 shtator, një grup grash janë mbledhur në qendër të qytetit Mazar-e Sharif, duke mbajtur pankarta ku lexoheshin parulla të tilla si “Shkelja e të drejtave të grave-shkelje e të drejtave të njeriut” dhe “Duam pjesëmarrje në të gjitha nivelet politike”.

Organizatorja e protestës, Shakourieh Rahimi, i tha Radios Evropa e Lirë se militantët talibanë i ndaluan gazetarët që përpiqeshin të mbulonin protestën dhe i rrahën disa prej tyre. Dëshmitarët thanë se talibanët i fyen dhe i kërcënuan pjesëmarrëset e protestës.

Grupi militant nuk i ka komentuar informacionet.

Gratë afgane që kërkojnë barazi, drejtësi dhe demokraci kanë mbajtur protesta gjatë ditëve të kaluara edhe në kryeqytetin, Kabul, dhe qytetin perëndimor të Heratit.

Më 4 shtator, militantët talibanë përdorën gaz lotsjellës dhe qëlluan me armë zjarri në ajër derisa dhjetëra gra mbajtën një protestë në qendër të Kabulit për të kërkuar të drejta të barabarta.

Të paktën një grua u plagos.

Samira Khairkhawa, e cila mori pjesë në protestat e fundit në Kabul, i tha Radios Evropa e Lirë se gratë afgane aktualisht po përjetojnë pasiguri.

“Kanë kaluar disa javë që gratë nuk e dinë nëse do të vazhdojnë punën apo jo. Ato nuk e dinë nëse do të gëzojnë të drejtat themelore dhe civile”, tha ajo.

Talibanët morën kontrollin e shumicës së Afganistanit tri javë më pare, por ende nuk e kanë formuar qeverinë e tyre.

Talibanët kanë thënë se të drejtat e grave do të respektohen në bazë të ligjit islamik -Sheriatit, por nuk kanë shtjelluar se çfarë do të thotë kjo në praktikë.

Autoriteti arsimor i talibanëve tha në një dokument të lëshuar më 5 shtator se ato do të lejohen të ndjekin universitetin vetëm nëse klasat janë të ndara sipas gjinisë.

Më 4 shtator, militantët talibanë përdorën gaz lotsjellës dhe qëlluan me armë zjarri në ajër derisa dhjetëra gra mbajtën një protestë në qendër të Kabulit për të kërkuar të drejta të barabarta.

Të paktën një grua u plagos.

Samira Khairkhawa, e cila mori pjesë në protestat e fundit në Kabul, i tha Radios Evropa e Lirë se gratë afgane aktualisht po përjetojnë pasiguri.

“Kanë kaluar disa javë që gratë nuk e dinë nëse do të vazhdojnë punën apo jo. Ato nuk e dinë nëse do të gëzojnë të drejtat themelore dhe civile”, tha ajo.

Talibanët morën kontrollin e shumicës së Afganistanit tre javë më parë dhe ende nuk kanë shpallur qeverinë e tyre të re.

(REL)