Athinë, 21 gusht 2021 – Greqia ka vendosur një gardh prej rreth 40 kilometrash dhe ka instaluar një sistem të ri vëzhgimi në kufirin e saj me Turqinë, ndërsa shtohet frika e rritjes së numrit të refugjatëve afganë që përpiqen të shkojnë ë në Evropë.
Që nga viti 2015 Greqia është përballur me kriza të përsëritura refugjatësh, kur më shumë se një milion refugjatë, kryesisht sirianë, vërshuan nëpër kufijtë e saj tokësorë dhe detarë për t’i shpëtuar konfliktit në vendin e tyre.
Duke folur nga posta kryesore kufitare e Greqisë përgjatë kufirit me Turqinë, Ministri i Rendit Publik Michalis Chryssochoidis foli për atë që ai e quajti një paralajmërim të qartë dhe të drejtë.
Kufijtë tanë, tha ai, do të mbeten të sigurtë dhe të pacenueshëm. Dhe nuk do të lejojmë asnjë hyrje refugjatës pa dallim, tha ministri. Paralajmërimi i zyrtarit grek më të lartë të rendit erdhi ndërsa ai ai vizitoi pikën e kontrollit dhe një gardh prej çeliku që kap një gjatësi rreth 40 kilometra.
Barriera ndarëse përfundoi ditët e fundit mes frikës së një dyndje të refugjatëve afganë që lënë vendin e tyre për të shpëtuar nga talebanët të cilët morën kontrollin e Afganistanit.
(Zëri i Amerikës)