Nju Jork, 13 qershor 2025 – Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, deklaroi se uzina ku Irani prodhonte uranium deri në 60 për qind është shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite, raporton The Guardian.
“Impianti mbi tokë për prodhimin e uraniumit deri në 60 për qind është shkatërruar,” tha Grossi në raportimin e tij zyrtar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai tha se ndotja radiologjike është e menaxhueshme, nëse zbatohen masat e duhura.
Sipas Grossit, brenda ambienteve të objektit bërthamor në Natanz ka ndotje radiologjike dhe kimike, por nuk ka shenja se janë goditur sallat nëntokësore, të cilat janë më të mbrojtura ndaj sulmeve të drejtpërdrejta.
Megjithatë, Grossi paralajmëroi se sulmet ndaj sistemeve të furnizimit me energji elektrike mund të kenë dëmtuar centrifugat që janë thelbësore për procesin e pasurimit të uraniumit.
Kjo deklaratë vjen në një moment të përshkallëzimit kritik të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Impiantet bërthamore janë objektiva të dyja palëve të përfshira në përplasjen gjithnjë e më të rrezikshme.
(r.m.)