Hajdutët e kombit

Në Shqipëri vesi i hajdutllëkut ka plasur hapur. Vetë qeveritarët e ligjëvënësit bëjnë kërdinë duke vjedhur xhepat e shtetit e të popullit.

Nga Mimoza Dajçi

Përtej ekranit televiziv, por edhe sipas ekspertëve të kriminalistikës shikojmë se çdo ditë nëpër dyert e SPAK-ut në Kryeqytet “parakalojnë” si në parradë – horror qeveritarë, ish qeveritarë, politikanë dhe ish politikanë. Së fundmi janë kontrolluar nga SPAK edhe banesat e dy personazheve të ekranit, ku i janë sekuestruar telefona dhe pajisje të tjera komunikimi.

Jo vetëm disa politikanë të lartë janë nën hetim për transaksionet dhe pasuritë që ata zotërojnë, por aktualisht është duke u zhvilluar një kontroll i madh edhe në banesat e disa bashkëpunëtorëve ose “zarave” te tyre. Sipas ekspertit Karamuço: Janë njerëz të ekranit që dyshohet se janë të lidhur me politikanë shumë të lartë të vendit dhe mendohet që mund të jenë bërë bashkëpunëtorë për pastrimin e produkteve të veprave penale.

Është për të ardhur keq, por kësaj tymnaje i ështe bashkuar edhe një grua e moshuar e cila po hetohet si latifondistja më e madhe e rrethinave të Tiranës pas Toptanësve, por e viteve të fundit që ka toka pafund deri në Rinas. E cila akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale edhe transaksione në emrin e saj.

Pas kontrelleve nëpër banesat e tyre drejtues e punonjës të SPAK qenkan llahtarisur nga gjërat që po ju vijnë nga burime të ndryshme, nga institucionet shqiptare, lidhur me pasuritë se si janë ngurtësuar, transferuar dhe pastaj janë munduar të fshihen gjurmët.

Hajdutët e kombit nuk paskan të mbaruar, popullli nuk ngop barkun me bukë, pensionistët nuk shtyjnë dot as muajin, nuk kanë as para për të blerë medikamente për shëndetin. Llafet nga financat shqiptare thonë se ekonomia nuk ka ecur mirë përgjatë dekadës së fundit dhe ritmet e rritjes kanë qenë të ngadalta. Për sa kohë kjo nuk ndryshon, nuk ka alternativë tjetër se nga mund të gjenden paratë, jo vetëm për rritje pensionesh, por as për të paguar pensionistët që pritet të shtohen tani së shpejti.

Nga Shqipëria janë larguar jo vetëm të rinj por edhe pensionistë, apo moshë mesatare që pleqëria i gjeti në emigracion. Sot ata kërkojnë të kthehen në atdhe. Me pensionet që do të marin s’do mund të paguajnë as qeratë e larta të apartamenteve ku mund të jetojnë, qindra prej tyre banesat që kishin i humbën nëpër fajdet e skemat piramidale. Ndëkohë në Shqipëri vesi i hajdutllëkut ka plasur hapur. Vetë qeveritarët e ligjëvënësit bëjnë kërdinë duke vjedhur xhepat e shtetit e të popullit. Kriminaliteti, vrasjet edhe tek pensionistët janë shtuar, si dhe emrat e politikanëve që merren me pastrimin e produkteve të veprave penale.