Hamza kërkon përkrahje të gjerë për të akuzuarit nga Prokuroria Speciale në Hagë

Prishtinë, 11 shkurt 2026 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se në seancën e parë të rregullt të Kuverndit të Kosovës do të kërkojë që të miratohet një rezolutë me të cilën do të kërkohet gjykim i drejtë, i paanshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtarëve e respektim të të drejtave të njeriut, për të akuzuarit nga Dhoma e Prokurorisë së Specializuar e Kosovës në Hagë.

Gjithashtu, Hamza ka kërkuar mbështetje të plotë për këtë rezolutë dhe u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të partive politike dhe drejtuesve të institucioneve në Kosovë që të marrin pjesë në marshin që do të organizohet më 17 shkurt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hamza ka thënë se PDK-ja do të japë mbështetjen e saj për gjetjen e konsensusit për çështje të rëndësisë së madhe, siç është edhe çështja e presidentit dhe ajo për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Përkrahja për konsensus nuk është shenjë dobësie, por përgjegjësi shtetërore. Ne do të japim kontributin tonë për marrëveshje në të mirë të Kosovës, por pa bërë kompromis me interesin shtetëror”, ka thënë ai.

Hamza ka thënë gjithashtu se PDK-ja do të përkujdeset për ruajtjen e çfarëdo tendence për shkelje të Kushtetutës, duke kujtuar se dhjetëra ligje të miratuara nga Kuvendi janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në mandatin e kaluar.

Ai ka theksuar se PDK-ja “do të mbrojë pa kompromis interesin publik, rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë”.

Hamza ka thënë se pret që në seancat e ardhshme të zhvillohet debat konstruktiv dhe i frytshëm për programin e qeverisjes të kabinetit të ri qeveritar të kryeministrit Kurti.

(r.m.)