Prishtinë, 19 janar 2026 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka njoftuar se të hënën, në takimin me kryetarët e degëve të partisë, është diskutuar për zgjedhje të brendshme.
Hamza, në një postim në Facebook, i ka cilësuar zgjedhjet e brendshme si “hap të domosdoshëm” për forcimin e PDK-së.
“PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë. Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës”, ka shkuar Hamza.
Bedri Hamza u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës pas kohë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kjo pozitë,
PDK-ja doli e dyra në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që u mbajtën më 28 dhjetor. Në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës ajo do t’i ketë 22 deputetë, përfshirë Eman Rrahmanin nga Lista për Familjen.
(r.m.)