Nga Sali Bollati
Perkujtimi i Çamerise Shqiptare nepermjet Javes Çame mbajtur ne sallen e Kuvendit Shqiptar; ishte nje Nisem e Domosdoshme per Ringjallje. Çameria si Krahina me Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare me Gluhen e Perendise qe Vazhdon te flitet si edhe me Emertimet e Vendbanimeve Shume te Pastera ne Shqipen e Kulluar; Verteton me se Miri Vazhdimesine Iliro Epirote te saje. Mbreti Pirro i Epirit(Shqipes simbas Çamerishtjes IPJE)-se bashku me Skenderbeun Madherishem i vetequajtur edhe Princ i Epirit qendrojne si Simbole te Verteta te Shqiptaresise. Pa harruar se nepermjet lufterave ndihmese , mundesuan vendosjen e Shqiptareve Arbereshe ne Italine e Jugut. Te cilet edhe sot jo vetem nuk e harrojne Gluhen e Perendise(ne ndryshim te plote nga “greqia pjestare demokratike “e BE-jse). Por e Trashegojne edhe mbasi kane emigruar ne Ameriken e larget!
Atje Arqipeshkopi Aleksander i Kishes Ortodokse Arbereshe, ndjekes i Fan Nolit ne verifikimin e Identitetit Kombetar Shqiptar deklarohet me Krenari Kryepeshkop+ Aleksander i Shqiptarëve:
“Çamët janë Shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria”
“Çamëria është një plagë e hapur që na pikon zemra gjak në seicilin prej nesh”
Ne Liturgjine Hyjnore te mbajtur ne Kishen Ortodokse Arbëreshe në Buenos Aires te Argjentines ai thëret:
“Çamëri, je Drita e Kombit Shqiptar!!! Plagët e Çamëve nuk mbyllen kurr!!! Çamëria është një plagë e hapur që pikon në secilin prej nesh!!! Homazh per te gjithe ata Martire qe u masakruan!!! Sot kujtojmë me nder dhe respekt dhe shume dhimbje, në Argjentinë, dhe në Botën Mbarë, Përvjetorin e Gjenocidit Çam, Gjenocid I shovinizmi grek mbi popullsinë Shqiptare filluar më 27 Qershor 1944.; zervistët nazistoshovinista greke, tinëz ranë natën në Paramithi, si kasapët në therrtore, me hanxharë; të vrarët arritën mbi 600 vetë… Nuk duhet harruar, sepse përveç vrasjeve , na masakruan dhe na pushtuan!!! Duhet ne si Komb të reagojmë për zbardhjen e këtij krimi antinjerëzor dhe ta kthejmë Dinjitetin Kombëtar edhe në Çamëri!!! Ne të gjithë Shqiptarët e kemi detyrim të bëjmë Homazhe!!! Nderim e Shume Respekt pa fund per te gjithe ata qe u perzune me force nga trojet e shtepite e tyre!!! Nuk harrojmë Genocidin e Popullit Çam, eshte Gjak Shqiptari!!! Çamëri, nuk të harrojme kurre!
Mbas ketij Hymni Hyjnor dhe Paradave Vjetore ne Bulevardet e New Yorkut me Flamurin Kuq e Zi; shoqeruar me CHAMERIA IS ALBANIAN; me pjesemarjen e mijera shqiptareve Atdhetare te migruar ketu; si mund te kuptohet qendrimi mosperfilles i kishes ortodokse qe ne dallim nga Kisha Katolike Shqiptare dhe Qendra Islamike Shqiptare ku mbahen Liturgji per Martiret e Çamerise. Pasqyrohet qarte se si Vepra Historike e Fan Nolit me Ngritjen e Kishes Ortodokse Shqiptare(kur ende nuk ishte njohur Shqiperia si shtet) per Vertetimin e Identitetit Kombetar Shqiptar. Dhe fatekeqesisht,padrejtesisht e ne kundershtim me Kanunoren e Kishes Ortodokse Shqiptare; e ka rrembyer antishqiptari Janullatosi i “shqiptarizuar” me goten e rakise se Metes dhe puthadoren e Berishes.
Keshtu qe Hapi i rifilluar per Mbrojtjen dhe Zgjidhjen e Problemit te Çamerise Shqiptare ; duhet zyrtarizuar ligjerisht qe nga spastrimi i enteve fetare, njohja dhe mbrojtja e Shqiptareve ne trojet e pushtuara ga greket e serbet dhe Parashtrimi para Institucioneve ligjore Nderkombetare per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut .
Dhe te gjitha keto masa duhet te parapriten nga nje Bashkim i Sinqerte Vleresimit Atdhetar Shqiptar jo vetem te Camerise ; por i gjithe Shqiptareve te cdo krahine, pa dallim fetar e krahinor. Dhe ky Bashkim duke filluar me Edukimin Atdhetar. Ekzistojne shume shkrime, libra, filma dhe diskutime nepermjet internetit si per Historine, Gjuhen, Traditat dhe Kulturen Çame si nga autore me prejardhje Çame ashtu edhe nga Intelektuale Atdhetare te Nderuar qe duhen Arkivuar dhe mbledhur ne nje Biblioteke; duke u mundesuar njerezve qe te njihen, studjohen dhe pse jo edhe ndonje korektimi ne baze te deshmive e kujtimeve te jetuara. Biblioteka te shoqerohet si Qender Kulturale; ku jo vetem te njihen e te pijne kafe por edhe te shkembejne mendime me kujtimet e se kaluares dhe zgjidhjes se afert. me nga nje Qender Kulturale me Biblioteke dhe Arkiva te sakta ne rrethet ndryshme. Pa harruar takimet me Shqiptaret Çame te Krishtere qe vazhdojne te jetojne atje ;por qe ndihen shume nostalgjike me kulturen, muziken dhe gjuhen shqipe.
Kam Bindjen se nepermjet njohjes , me Objektiv Atdhetar Shqiptar; mbeshtetur nga organet qeveritar dhe Bashkimin tone; do Arkivojme Dokumentat e Domosdoshme per Zgjidhjen e Problemit Kombetar te Çamerise Martire Shqiptare.