Hapen dyert e bashkëpunimit të ITSHKSH në Shkup me Vatikanin

Vatikan, 8 shkurt 2024 –Prof.dr. Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kultrurore të sShqiptarëve në Shkup, u prit sot në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, nga monsignor Khaled B. Akasheh, përgjegjës i digasterit për dialog inter-religjoz.

Monisgnor Akasheh në vitin 1982 ishte takuar me Nënën Tereze në Palestinë dhe, natyrshëm, figura e shqiptares që është bërë simbol i ndihmës për të varfrit e të sëmurët ishte temë kryesore e bisedës. Z. Asani e njoftoi nikoqirin për edhe punën e bërë në Departamentin për studimin e trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze, si edhe për veprimtaritë tjera të ITSHKSH që trajtojnë çështje të komunikimit dhe mirëbesimit qytetar e fetar.

Organizimi i disa tribunave shkencore dhe eventeve me karakter kulturor e shhpirtëror, botimi i shumë titujve me interes të veçant si dhe fokusimi në mbrojtjen e figurës së Nënës Tereze përmes rregullativave ligjore të shtetit, ishin disa nga çështjet që drejtori Asani i ngriti gjatë bashkëbisedimit me nikoqirin, duke i paraqitur me këtë rast edhe interesimin e kahershëm që në Shkup të dërgohet një famullitar shqiptar, i cili do të përhapte porositë biblike edhe në gjuhën e Nënës Tereze, me qëllim që komuniteti shqiptar katolik i Shkupit të mos përjetojë edhe më tej dramën e  zhbërjes.

Të gjitha këto preokupime, sipas drejtorit Asani, janë pjesë e strategjisë së ITSHKSH që shoqëria ku bashkëjetojnë shumë etni me fe e gjuhë të ndryshme të kenë një mirëkuptim qytetar në mes veti. Një strategji e tillë nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga faktorët ndërkombëtarë, përfshi ambasadat dhe organizatat e ndryshme të cilët në raportet e tyre e ka ranguar ITSHKSH si një shembull i shkëlqyer i kultivimit dhe përhapjes së tolerancës qytetare e fetare midis njerëzve.

Duke qenë dëshmitar i një ekspozeje të tillë të drejtorit Asani, monsignor Akasheh mbeti i entuziuazmuar dhe u zotua se bashkëpunimi në mes të zyrës që ai drejton dhe ITSHKSH tash e tutje do të ngritet në një nivel më të lartë.   

Në shenjë faleminderimi për mikëpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, drejtori Asani i dhuroi bibliotekës së Vatikanit disa libra të botuara nga ITSHKSH, ku spikasin botimet që trajtojnë fushat për të cilat u bisedua në takim, përsfshirë librat për Gonxhe Bojaxhiun- Nënë nTereze, librat “Familjet katolike shqiptare” dhe “Ipeshhkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj”.

Pjesë e vizitës së Prof.dr. Skender Asanit në Selinë e shenjtë ishte edhe njohja nga afër me ambientet e Vatikanit, përfshirë edhe bazilikën e Shën Pjetrit, një vepër arti që bashkon magjinë e arkitekturës me misonin e shenjtë të këtij tempulli fetar e civilizues.

Në fund të vizitës, drejtori Asani tha se Instituti do të organizojë veprimtari të ndryshme shkencore e hulumtuese, të cilat do të përfshijnë edhe dokumentet arkivore të Vatikanit.

(e.a.)

Comment

*