Haradinaj kërkon që Kuvendi i Kosovës ta nderojë kongresistin amerikan Eliot Engel

Prishtinë, 17 prill 2026 – Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Kryesisë së Kuvendit të Kosovës i ka dërguar kërkesë zyrtare për nderimin e mikut të madh të shqiptarëve, kongresistin e ndjerë amerikan Eliot Engel.

“Sot e dorëzova zyrtarisht kërkesën në Kuvendin e Republikës së Kosovës për organizimin e një ceremonie përkujtimore në nder të mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engel”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka kërkuar që Kuvendi të organizojë një seancë të veçantë përkujtimore për Engelin, të themelojë një çmim vjetor me emrin e Engelit dhe të vendosë një memorial përkujtimor për Engelin në hapësirën e Kuvendit.

Haradinaj e ka vlerësuar kongresistin Engel si njërin ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në historinë e saj. Ai ka thënë se i takon Kuvendit të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për angazhimin e kongresistit Engel për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

“Miku i madh i shqiptarëve, kongresisti amerikan Eliot Engel, gjatë gjithë angazhimit të tij jetësor e politik, u shqua për përkushtimin e palëkundur ndaj çështjes së Kosovës dhe të drejtave të popullit shqiptar. Ai ishte një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke luajtur rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e politikës amerikane në momentet vendimtare të historisë sonë”, ka thënë Haradinaj në kërkesën drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kreu i AAK-së ka theksuar se nderimi i miqve të Kosovës është detyrim institucional dhe kombëtar. Ai ka theksuar se kjo nismë është e rëndësishme për afirmimin e aleancës strategjike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për afirmimin e kulturës së mirënjohjes shtetërore për miqtë e aleatët e Kosovës dhe për ruajtjen e kujtesës historike.

Eliot Engel ishte anëtar i Kogresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej vitit 1989 deri në vitin 2021. Një mandat ishte edhe kryetar i komitetit për politikë të jashtme.

Gjatë më shumë se tri dekadave të kaluara në Kongres, ai iu përkushtua çështjes shqiptare, veçanërisht çështjes së Kosovës. 

May be an image of ‎text that says "‎Lënda: Drejtuar: organizimin njễ ceremonie Kryesisẽ Nga: Kuvendit Republikes ne nder Ramush Haradinaj deputet Kuvendit per Ardhmërine Kosove Date: Eliot Engel Republikes 2026 Kosoves, njéheresh kryetarit Aleances Permes kësaj kërkese propozoj Kuvendi amerikan Eliot Engel, Kosoves shenje perkushtimin fugishèm organizojé ceremoni zyrtare perkujtimore per kontributin jashtézakonshém çeshtjes Engel, mbéshtetje Populli gjithe angazhimit ti jetesor Kosoves dhe shqiptaret perhere politik, shqua luajtur jane Duke bazuar ne kếte kontributin miqesisẽ propozoj historik dhe Kosoves dhe seance iniciative veçanté keto elemente kryesore: Kuvend, mysafirë. pèrfaqésuesve Vendosja memoriali perkujtimor brenda hapësirave dhen historike Dukes shpresuar kërkese miqte Kosoves. Kryesisé dhe Aleanoes Kuvendit. سطسه‎"‎

(r.m.)

Comment

*