Prishtinë, 18 maj 2026 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka dale në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kundërshtojnë mohimin e të drejtës për dhënien e provimit të jurispridencës në gjuhën shqipe.
Haradinaj ka thënë se përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është e drejtë e garantuar me Kushtetutë.
“Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale. Është gjuhë autoktone, gjuhë e këtij trualli, që nuk kanë mundur ta ndalin as kralat e as sulltanët,” ka shkruar Haradinaj në një postyim në Facebook.
Haradinaj ka theksuar se studentët shqiptarë “nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre”.
Kjo deklaratë erdhi në prag të protestës së studentëve shqiptarë në prag të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup. Protesta fillon në orën 16:30.
Postimi i plotë:
Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale. Është gjuhë autoktone, gjuhë e këtij trualli, që nuk kanë mundur ta ndalin as kralat e as sulltanët. Ajo ka mbijetuar brez pas brezi, në familje, në shkolla, në këngë e në sakrifica.
Shqipja është e garantuar me Kushtetutë dhe me të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për të folur shqip në vendin e vet, për të studiuar shqip, për të shkruar, menduar dhe për të marrë frymë shqip pa frikë e pa kompromis.
Studentët shqiptarë sot nuk po kërkojnë privilegje, po kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre.
Me zemër, me shpirt dhe me krenari jam me ju nesër, studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Zëri juaj është zëri i çdo shqiptari që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë.
I juaji,
Ramushi

(r.m.)