Prishtinë, 7 shtator 2026 – Ramush Haradinaj, deputet i partisë Aleanca në Kuvendin e Kosovës. ka deklaruar se mandatet e deputetëve të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit tashmë “janë djegur” dhe se “çdo veprim i tyre”, përfshirë pjesëmarrjen në seancën e thirrur për 9 shtator, është jokushtetues.
Haradinaj ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur ta konstituojë Kuvendin brenda afatit kushtetue, prandaj mandatet e deputetëve e kanë humbur vlefshmërinë.
“Partia fituese që nuk e ka konstituar Kuvendin. Mandatet e deputetëve janë djegur”, ka thënë Haradinaj në televizionin T7.
“Ne nuk jemi deputetë. Unë s’kam më mandat. Pjesëmarrja në një seancë [të Kuvendit] pa mandat kushtetues nuk lejohet”, ka theksuar ai.
Sipas Haradinajt, mandati i deputetëve të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës ka përfunduar më 5 shtator, prandaj seanca konstituive e e Kuvendit është jokushtetruese.
“Mandati i parë është djegur. Edhe mandati i dytë është djegur të shtunën, më 5 shtator. Çdo veprim që marrim është jokushtetues”, ka thënë Haradinaj.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë thënë se deputetët e këtyre dy partive do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvenditt ë ftuar për të mërkurën, më 9 shtator, pavarësisht se deputetë të këtyre dy partive kanë thënë vazhdimisht se afati kushtetues ka skaduar.
(r.m.)