Harris pas takimit me Netanyahun: “Lufta në Gazë duhet të marrë fund”

Uashington, 26 korrik 2024 – Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e cila pritet të jetë kandidate e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, e ka takuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas raportimeve të medies, nënpresidentja Harris ka mbajtur qëndrim më të ashpër se presidenti Joe Biden lidhur me luftën në Gazë. Ajo ka shprehur, siç thuhet, “shqetësime serioze” për viktimat civile dhe gjendjen humanitare në Gazë.

“E bëra të qartë shqetësimin tim serioz për situatën e rëndë humanitare atje”, ka thënë ajo.

Harris ka bërë thirrje për përfundimin e luftës.

“Është koha që kjo luftë të përfundojë”, ka theksuar nënpresidentja Harris pas takimit për ballë me Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, raportoi BBC.

Harris ka theksuar gjithashtu nevojën për një rrugë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

Një ditë më parë, Netanyahu mbajti një fjalim në Kongresin amerikan, ku u zotua për “fitore të plotë” ndaj Hamasit. Mijëra vetë protrestuan protestuan para ndërtesës së Kongresit kundër luftës në Gazë. Sipas autoriteteve palestineze,, në këtë luftë janë vrarë mbi 39 mijë palestinezë dhe janë plagosur rreth 90 mijë të tjerë.

Kryeministri izraelit përballet me presion që t’i japë fund luftës në Gazë edhe në Izrael. Atje janë shtuar thirrjet për armëpushim dhe për zgjidhje të çështjes me mjete politke.

(r.m.)