Prishtinë, 27 maj 2026 – Kongresmenët amerikanë Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Suhas Subramanyam, anëtar i Nënkomisionit për Çështje Ushtarake dhe të Jashtme, u pritën sot në takime të ndara nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri nՃ detyrë, Albin Kurti.
Zyrat e Presidentit dhe kryeministrit bënë të ditur se situata e sigurisë në Kosovë e në rajon isin temat kryesore tnë të dy takimet.

Zonja Haxhiu ka shprehur mirënjohje të thella të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe të Kongresit Amerikan ndaj Republikës së Kosovës.
“Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne”, ka theksuar ajo.
Haxhiu ka theksuar se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partnere e besueshme në angazhimet për paqe, siguri dhe përparim demokratik.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës e ka vlerësuar prezencën e forcave amerikane në Kosovë dhe ka ritheksuar interesin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Ajo ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veriatlantike është “çështje e sigurisë afatgjatë, paqes rajonale dhe vendit të natyrshëm të Kosovës mes shteteve demokratike”.
Haxhiu ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në fushë të sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, diplomacisë dhe integrimeve euroatlantike.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës e ka falënderuar kongresmenin Self për mbështetjen e tij të fortë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ajo ka shprehur interesin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fusha të ndryshme.
Haxhiu e ka vlerësuar angazhimin e kongresmenit Self dhe të anëtarëve të Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për hartimin e projektrezolutës mbi pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kurti e vlerësoi mbështetjen e aspiratës për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vlerësuar përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO në Kongresin amerikan.
Zyra e Kurtit bëri të ditur se ai e ka vlerësuar angazhimin e kongresmenit Self për miratimin e rezolutave 1246 dhe 1250 që mbështesin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe për vazhdimin e pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
“Ai e falënderoi delegacionin për përkrahjen për anëtarësim në NATO, në veçanti për Rezolutat 1246 dhe 1250 të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilat mbështesin aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike dhe bëjnë thirrje që forcat amerikane të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Në njoftim thuhet se Kurti, ka vënë theksin edhe te përputhshmëria në politikën e jashtme dhe te investimet e Kosovës në fushë të teknologjisë së mbrojtjes, si edhe te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe në fushën e arsimit.
Sipas njoftimit, Kurti e ka vlerësuar vizitën e kongresmenëve Self e Subramanyam në Luginën e Preshevës. Duke folur për pozitën e shqiptarëve në këtë rajon, ai ka thënë se pakicat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të ketë të drejta të krahasueshme.
(r.m.)