Haxhiu: Drejtësia dha përgjigje të fortë për krimin mizor ndaj Liridona Ademajt

Prishtinë, 21 prill 2026 – Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka mirëpritur akgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë shpallur fajtorë për planifikimin, organizimin dhe kryerjen e vrasje. Murseli e Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kokalla me 30 vjet burgim.

Haxhiu e ka cilësuar si “përgjigje të merituar”, dënimin e tre personave të përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, në nëntor të vitit 2023, e cila konsiderohet ndër krimet më të rëndaj të viteve të fundit në Kosovë.

“Sot, me dënimin me burgim të përjetshëm të përgjegjësve për vrasjen e Liridona Ademajt, drejtësia dha një përgjigje të merituar dhe të fortë ndaj një krimi të rëndë që tronditi mbarë vendin”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj n në profilin e saj në Facebook.

“Asnjë vendim gjykate nuk e kthen Liridonën pranë fëmijëve të saj, pranë vëllait e pranë familjes, por ky aktgjykim e bën të qartë se askush nuk mund të planifikojë, të urdhërojë apo të kryejë një krim të tillë dhe të mendojë se do t’i shpëtojë drejtësisë”, ka theksuar ajo.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Sot, me dënimin me burgim të përjetshëm të përgjegjësve për vrasjen e Liridona Ademajt, drejtësia dha një përgjigje të merituar dhe të fortë ndaj një krimi të rëndë që tronditi mbarë vendin.

Përpjekja e të dënuarve për ta fshehur vrasjen pas skenarëve të rremë vetëm sa e rëndoi edhe më shumë këtë akt mizor.

Asnjë vendim gjykate nuk e kthen Liridonën pranë fëmijëve të saj, pranë vëllaut, pranë familjes por ky aktgjykim e bën të qartë se askush nuk mund të planifikojë, të urdhërojë apo të kryejë një krim të tillë dhe të mendojë se do t’i shpëtojë drejtësisë.

Lufta kundër femicidit kërkon vigjilencë të përhershme, institucione të forta dhe zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës.

Sot e kujtojmë Liridonën me dhimbje dhe respekt. Nderimin më të madh për të do ta tregojmë duke ndërtuar një Kosovë ku çdo grua jeton e lirë, e mbrojtur dhe me dinjitet.

Në këto momente, jam pranë familjes së saj dhe uroj që ky vendim, sado pak, t’u sjellë një grimë qetësie në dhimbjen e tyre të thellë.

(r.m.)

Comment

*