Prishtinë, 1 maj 2026 – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka mirëpritur prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së Presidencës.
“Mirënjohje për përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zë vendin që i takon në familjen euro-atlantike”, ka theksuar u.d. presidentja Haxhiu.
Të enjten, kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler paraqitën në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë në mbështetje të integrimit të Kosovës në NATO.
Në rezolutë thuhet se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike përbëjnë një argument bindës për anëtarësimin e saj në Aleancën Verioatlantike.
(r.m.)