Haxhiu e nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Kosovës në Teksas

Prishtinë, 4 maj 2026 – Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot e ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Kosovës në Teksas të Shteteve të Bashkuara. 

Haxhiu, në një njoftim në Facebook, se kjo është mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë që e mbështetur Kosovën në të gjitha fazat e përpjekjeve për liri e pavarësi dhe për shtetndërtim.

“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës. Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç”, ka shkruar Haxhiu. 
“Me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës”, ka theksuar ajo.

(r.m.)

Comment

*