Prishtinë, 3 maj 2026 – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka shprehur mirënjohje të gjithë punëtorëve të medies që punojnë me integritet për informim të saktë dhe të paanshëm.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, zonja Haxhiu ka thënë se mediet profesionale dhe gazetarët profesionistë kanë rol thelbësor në informimin e drejtë të qytetarëve.
“Epoka jonë karakterizohet me ritëm të shpejtë informimi, ndaj sfidat për ta dalluar faktin nga interpretimi janë gjithnjë e më të mëdha. Roli i mediave profesionale dhe i gazetarëve të përkushtuar mbetet thelbësor për informimin e drejtë të qytetarëve sepse kur e vërteta cenohet, kur lajmi ngatërrohet me manipulim, kur gjysmë të vërtetat ia zënë vendin fakteve dhe kur interesat e fshehura flasin në emër të publikut, qytetari e humb orientimin dhe demokracia dobësohet”, ka thënë ajo.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës ka thënë se “hapësira publike ka nevojë për ndershmëri, për fakte, për verifikim dhe përgjegjësi, duke shtuar më tej se këto janë vlera që e forcojnë besimin dhe e mbajnë të shëndetshme demokracinë tone”.
Ajo ka falënderuar të gjithë punonjësit e mediave që verifikojnë faktet, transmetojnë lajmet dhe i shërbejnë publikut me ndershmëri!
“Gazetaria me integritet është shërbim për qytetarët dhe për Republikën”, ka theksuar Haxhiu.
Sipas raportitë organizatës Reporterët pa Kufij, Kosova ka shënuar progres në lirinë e medies. Në vitin 2026 Kosova renditet në pozitën e 84, ndërsa në vitin 2025 renditej në pozitën e 99-të.
Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës është kritik lidhur me lirinë e medies. Vitin e kaluar ajo i ka regjistruar 69 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, ndërsa në katër mujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 16 raste.
(r.m.)