Hetimet në lagje për aplikimet e nënshtetësisë

Çështje të Emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both

Më 25 gusht 2026, Shërbimi i Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (“USCIS”) publikoi një përditësim të Manualit të Politikave të USCIS-it (USCIS PM) të titulluar “Hetimet dhe Ekzaminimet për kualifikimin për Natyralizim”

USCIS do të zbatojë autoritetin e tij sipas Ligjit për Imigracionin dhe Shtetësinë (ACT) për të hetuar aplikantët për natyralizim (shtetësi) (“hetimet në lagje”). Edhe pse USCIS ka pasur autoritetin për të kryer vizita në lagje, ai përgjithësisht ka hequr dorë nga këto vizita që nga viti 1991. Në gusht të vitit 2025, USCIS njoftoi synimin e tij për të rihapë hetimet në lagje, dhe për disa muaj me radhë më pas, aplikantët në disa lokacione (jo kudo) raportuan vizita në shtëpitë e tyre nga zyrtarë të USCIS-it nga zyra e Zbulimit të Mashtrimeve dhe Sigurisë Kombëtare (FDNS). Ndërsa nuk kishte udhëzime zyrtare se cilat aplikime u shënuan për këto hetime, ka informacione se synoheshin aplikantët për përjashtime për shkak të aftësisë së kufizuar (Formulari N-648) dhe përjashtimet nga pagesat. Përditësimi i Manualit të Politikave e bën të qartë se USCIS synon të zgjerojë përdorimin e hetimeve me prani fizike për t’i zbatuar ato shumë më gjerësisht për sa i përket aplikimeve të natyralizimit që u nënshtrohen hetimeve dhe çfarë mund të mbulojnë ato. Më parë, USCIS përgjithësisht hiqte dorë nga këto hetime, duke zgjedhur të përdorte mjetet e kontrollit të së kaluarës që janë të zakonshme në agjenci, në vend që të dërgonte një zyrtar në shtëpinë, lagjen apo punëdhënësin e aplikantit. Ky përditësim zbatohet për të gjitha aplikimet që janë në proces që nga 26 gushti 2026, si dhe për çdo aplikim të dorëzuar pas kësaj date.

Një aplikant nuk është i kualifikuar për shtetësi nëse ai ose ajo ka marrë një kartë jeshile (reziencë të përhershme) gabimisht, përmes mashtrimit, ose nëse pranimi nuk ka qenë në përputhje me ligjin. Nëse një aplikant ka marrë me mashtrim kartën e tij/saj jeshile, zyrtari mund të jetë duke hetuar vlefshmërinë e martesës bazë duke kontrolluar nëse të dyja palët jetojnë në të njëjtën adresë. Nëse USCIS konkludon se ata kanë hyrë në një martesë fiktive me qëllim përfitimin e benefiteve të imigracionit, aplikimi për natyralizim do të refuzohet dhe aplikanti do të vendoset në procedura dëbimi.

Zyrtari mund të intervistojë edhe fqinjët rreth martesës. Përveç kësaj, një aplikant për natyralizim që ka braktisur statusin e tij/saj të banorit të përhershëm ligjor (LPR) nuk është i kualifikuar për natyralizim.

Ka ndëshkime civile dhe penale për mashtrimin me martesë. Sipas INA § 275(c) “[ç]do individ që me vetëdije hyn në një martesë me qëllim që t’i shmanget çdo dispozite të ligjeve të imigracionit do të dënohet me burgim për jo më shumë se 5 vjet, ose me gjobë jo më shumë se $250,000, ose me të dyja.” Përveçse përbën krim, martesa me dikë për të fituar status ligjor është gjithashtu një sjellje mashtruese. Një person është i papranueshëm dhe i pakualifikuar për statusin LPR nëse përmes “mashtrimit ose paraqitjes së rreme me vetëdije të një fakti material, kërkon të sigurojë … pranimin në Shtetet e Bashkuara ose benefite të tjera…”. INA §212(a)(6)(C)(i).

Çdo rast paraqet fakte dhe rrethane unike, dhe ky artikull vlen thjesht si udhëzues i përgjithshëm. Ky artikull nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është: info@bothlaw.com