Nju Jork, 13 mars 2024 – Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, ka paralajmëruar se mbështetja e Donald Trumpit për President të SHBA-së do të thotë mbështetje për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Çdo ditë po bëhet më e qartë: Vota për Trumpin është një votë për Putinin”, ka shkruar zonja Clinton në platformën X.
It's becoming clearer every day:
— Hillary Clinton (@HillaryClinton) March 12, 2024
A vote for Trump is a vote for Team Putin.https://t.co/3ZlkpzuAGW
Ajo ia ka bashkangjitur postimit një foto nga takimi i Trumpit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, publikuar nga BBC, ku citohet Orban: “Trump nuk do t’ia japë asnjë qindarkë Ukrainës”.
Paralajmërimi i zonjës Clinton vjen pas takimit të kandidatit republikan për President të SHBA-së Donald Trump, me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në Florida.
Orban u tha mediave se Trump e kishte ”një plan të detajuar” për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i cili përfshin ndalimin e ndihmës amerikane për Ukrainën.
(r.m.)